Wednesday, June 6, 2007

Speca te mbushura

Per 3-4 persona:

6 speca te madhesise mesatare
2 qepe mesatare
nje thelb hudhre
nje doze 250g salce domateje
250-300gr oriz/risotto
rigon
piper i zi
kripe


Specave, pasi te jene lare e thare, ju hiqet bishti dhe pastrohen nga farat.


Renditini ne taven ku do i piqni, dhe filloni te pergatitni mbushjen. Kaurdisni qepet e prera holle dhe hudhrat e shtypura ne vaj ulliri te nxehur ne zjarr te forte. Kur te kene marre ngjyre te arte shtoni salcen e domateve. Ulni temperaturen e gatimit ne mesatare. Kur domatet ta kene humbur lengut shtoni orizin. Hidhini uje deri sa te mbulohet orizi. Lereni te zjeje derisa orizi te zbutet pak. Shtojini here pas here uje. Kur orizi te jete bere paksa i pertypshem, shtojini kripen, piperin dhe rigonin. Mos e teproni me rigonin se i heq shijen. Shtojini nje gote me uje. Perziejini te gjitha mire.

Mbushni specat. Tepricen e mbushjes shperndajeni midis specave dhe anash tyre. Vereni taven me specat e mbushur te piqet ne 220°C. Kontrollojeni here pas here per uje dhe shtoni ujin ne se eshte e nevojshme. Piqeni derisa specat te marrin nje ngjyre te lehte kafe ne te dyja anet.

Ju befte mire!

9 comments:

eni said...

mmm dhe une keshtu si ti i bej dhe vertet qe shijojne shume...

tetena said...

une nuk gjej speca te kesaj forme ketu.
Kur i kam prevuar, me speca te tjera, i hedh mish, shume mish.

ELAIS said...

Tena une paskam te kunderten e hallit tend. Ketu gjej ose vetem speca per te skuqur ose speca shume mishtore te kuq. Speca per te mbushur si te Shqiperise nuk gjej :(

Po hajt mo, kaverdisem me ato qe gjej :)

Selfmaderadio said...

Specat qe shifni ne figure jane spanjolle dhe per mua, nuk kane shije fare. Nuk ju afrohen fare specave shqiptare. Ne se doni te provoni dicka te ngjashme me specat shqiptare provoni specat e turqve. Perndryshe, veriu, lindja dhe qendra e evropes perdorin me shume specat mishtore dhe ato nuk me pelqejne shume te mbushura. Por do ta provoj njehere t'i mbush pasi t'i kem skuqur paraprakisht. Mbase skuqja i ben me te shijshme.

eni said...

Hajdeni ne Turi t'ju qeras me nje tave specash te mbushme per te qene:)
nga ana tjeter do ju sugjeroja te perdorni speca amerikane (nga ato me shume ngjyra) se dhe me ato te mira behen.Keto specat spanjolle qe thua ti Selfi ketu i therrasin Çarliston dhe une per vete i perdor per fergese aty behen te mira.Sigurisht qe specat shqiptare jane me te shijshem se dhe ketu ka plas hormoni fatkeqsiht por rralle e tek dhe gjen pa hormone..Atehere po qe eshte feste:)

Albania said...

Na leshoi goja leng!

Anonymous said...

Shume faqe interesante. Ju pergezoj. Faleminderit per te gjithe recetat dhe pune te mbare ne shtimin e sa me shume recetave te tjera tradicionale shqipetare!

adela said...

Ju keshilloj qe kur hidhni qepet e domatet, ti hidhni e nje spec te prere ne kubike. Si dhe me e rendesishmja, ujin qe i hedhim duhet ta kemi te nxehte. Keshtu specat e mbushur behen me te shijshem.

F!Fi said...

Kjo ehste gjella ime e preferuar shqiptare ;)
Uroj qe te shkruani me shume (ta update-oni me recate te reja)ne blog se me pelqen tej mase!
Gjithe te mirat