Tuesday, August 7, 2007

Patate te mbushura

Shpirti nuk mbahet me patlixhana, - tha. Me se e vertete, - themi ne. Keshtu qe po kalojme tek patatet. Ato te mbushura. Alla Jamie. Alla italianita. Alla verore. Me nje touch gjysheje. Per kete recete ju duhen patate mesatarishit te medha. Nje lugeze e vogel per te hapur vrima patatesh. Salbei. Hudhra. Vaj ulliri. Kripe. Sardele konservash ne vaj ulliri (e ku tjeter!). DHE! Speck! Te prere holle, horizontalisht.
Fillimisht hapuni patateve nga nje vrime tejepertej. Mos i hidhni poshte indet e patates se germuar, lerini per momentin menjane. Merrni ingredientet e siperpermendur dhe filloni operacionin e meposhtem. Nje cope speck. Siper speckut, nje gjethe salbei. Siper salbeit, feta e hudhres e prere holle. Siper hudhres, nje sardele (ose nje cope sardele).


Rrotullojini duke i mbeshtjellur brenda speckut keto delikatesa. Derisa te duket si ne figuren e meposhtme.



Kini parasysh qe ky cilinder gjerash do futet brenda patateve, te sperkatura paraprakisht me vaj ulliri. Mbushini te gjitha patatet dhe rreshtojini ne tave. Shperndajini ato patatet e germuara dhe te lena menjane midis. Sperkatini me vaj e kripe. Hop ne taven e paranxehur ne 200°C. Degjoni Franz Ferdinandin per rreth 1 ore, dhe kthejuni patateve qe jane pjekur e ngjyrosur si per merak te stomakut.
Ju befte mire!

7 comments:

tetena said...

Selfi, me duket e kisha vene ne nje koment por salbei eshte nje bime e njohur ne shqiperi dhe quhet sojë shiko ne frengjisht http://fr.wikipedia.org/wiki/Sauge

Selfmaderadio said...

Tena,

faleminderit. Sauge eshte tamam Salbei im. Ne cilat krahina te Shqiperise quhet soje? Ne familjen time nuk e njohin. faleminderit, perseri.

klodiana said...

ne shtepine tone ne jemi te obsesionuar me jamie oliver. per tu shprehur akoma me qarte, bashkeshorti im ja njeh recetat si dora e tij, kurse une thjesht i ha! yumm. me behet qejfi qe e gjeta kete blog-un.

Selfmaderadio said...

Tena,

sapo me thane qe salbei njihet ne vijen bregdetare te Jonit me emrin sherebele. Eshte nje bime qe e mbledhin, e thajne dhe e perdorin per qellime mjekesore, psh, si caj kunder te ftohtit.

Klodi, mire se erdhe :)

tetena said...

gjeta kete referencen : http://sq.wikipedia.org/wiki/Chicago_Board_of_Trade
dhe kam degjuar qe ne kohen e xhaxhit kemi qene eksportuesit me te medhenj drejt USA per kete bime (!)

Eni said...

Une kam blere njal po nuk di si ta bej. Ndoshta dini ndonje recete apostafate?

Viola said...

Sauge anglisht eshte ekuivalent i Sage http://en.wikipedia.org/wiki/Salvia

por ne Shqip nuk e di?

Sage perdoret shuum sidomos per gatimin e pules apo te gjelit te detit se bashku me rozmarinen