Sunday, September 23, 2007

Shija supreme e gjerave te thjeshta

E djele. Mengjes. Qiell i paster blu. Dielli i plote dhe i ngrohte. Hap dritaren. E di. Kjo eshte nje nga ato ditet qe njeriu duhet ta jetoje me te gjitha shqisat. Mbyll syte. Degjon kengen e zogjve dhe feshferimen e gjetheve. Ndjen eren e lehte te te ledhatoje e, teksa ben keshtu, te heq gjumin, meraqet, ankthet. Fillon dhe nuhat. Eren e tokes. Te pemeve. Dhe fillon te shkosh neper mend te gjitha llojet e mundshme te shijeve per te gjetur ato qe i shkojne kesaj dite. Jo gatime kulinarike. Gatime te thjeshta qe i ngelen besnike tokes qe i prodhon. Gatime qe te bejne te ndihesh plotesisht bir i natyres.

1. Patate ne tave

Patatet qerohen, lahen, thahen, priten ne formen e deshiruar (jo shume te trasha), sperkaten me kripe, vaj ulliri, hapen ne tave, hidhet rozmarine e fresket, futen ne furren e parangrohur ne 220°C, piqen derisa te marrin nje ngjyre te arte deri ne te kuqerremte.

2. Qofte

(per 4 persona) 500 - 700gr mish i grire, 1 qepe e grire ne rende, 1 hudher e shtypur, 1 patate (e qeruar dhe pastruar) e grire ne rende, 2 veze, tule te 2 feta buke te thermuara imet (lagini paksa por kullojeni mire ujin). Perziejini mire.

Shtoni kripe, piper te zi, majdanoz, koper, menderz (mente) te gjitha te prera holle. Perziejini mire. Me mira do te ishte ta linit kete perzierje per disa ore te qete, qe shijet te fillojne dhe te shkrijne tek njera-tjetra; por behen te mira edhe kur gatuhen shpejteshpejt. Formoni me masen toptha apo peta te ciles madhesi t'ua doje qejfi. Rrotullohini ne miell dhe verini te skuqen ne nje tigan te madh me vaj ullirite nxehur mire deri sa miqi te jete pjekur tejpertej. Kombinoini me patatet.



3. Sallate me domate


Qofte me patate ndoshta do te mjaftonte, por eshte paksa e thate dhe minimaliste. Nje sallate me domate do te ishte kompensatori me i mire. Domate te pjekura, por jo qulle, pritini ne formen qe ju deshiron estetika juaj ose sipas estetikes se gjyshes. Grini nje qepe holle, shtypni nje hudher, hidhini te dyja ne nje filxhan me vaj farash kungulli (ne se nuk e keni perdorni vajin e ullirit) dhe aceto balsamico. Lerini te flene pak bashke. Para se ta hani sallaten e domateve sperkatini ato me perzierjen e filxhanit.


Per pak me shume tangerllik, pritni djathe te bardhe ne copa te vogla, zbukurojeni me feta vezesh te ziera mire dhe me koper.

Ju befte mire!


8 comments:

belle_fleur said...

Ah Selfi Selfi, keto gjerat qe ke sajuar jane si per piknik:)) Minimaliste thua ti por qe kenaqin shpirtin. Ajo sallata me domate shume interesante!

eni said...

mm shume bukur duken dhe mjaft me shije i ke pergatitur.te lumshin duart.

Selfmaderadio said...

En,

ato gjerat ishin me te bukura por une isha kaq e zene me njeqind gjera ne te njejten kohe dhe keshtu haracin e pagoi fotografia ;)

K. said...

Une qoftet i gatuaj dhe me djath te bardhe. I perziej bashke me buken dhe qepet...perpara se ti perziej me mishin e grire.
ehh...qofte:)...prape ato te EHW ngelen shume te mira!ose ato te piramida ne Tr

Anonymous said...

Selfi, dua te komunikoj patjeter me ty. Me quajne Elona. E-maili im eshte elena1k@yahoo.com
Do doja qe te me shkruaje sa me shpejt, se dua te te ofroj nje bashkpunim.
Shpresoj ta kesh marre kete mesazh, sepse nuk jam shume e mire ne teknologji.
nese e lexon dikush tjeter qe ka emailin tend, le te ndihmoje.
me respekt
Elona

Selfmaderadio said...

Elona,

mund te me kontaktosh ne adresen:

selfmaderadio@gmail.com

dite te mbare
SR

Anonymous said...

Te dashur miq, me keto recetat tuaja me kujtoni nje gjelle te shijeshme qe tezja ime e shkrete me bente kur isha ne Tirane, 13 vjet te shkuara. Ajo e quante "qofte porre me leng". Edhe nje tjeter: "Burani me kos". Ah sa kujtime.... A i dini keto receta?
Flmnd sh.
Adri

drita said...

Po moj gjyshe sa te lezeqme qe jane...