Friday, September 21, 2007

Tave kosi

... ose e vetmja gjelle me te vertete shqiptare.


Ne fillimet e mia ne Zvicer, njerezit akoma te pamesuar me emrin Shqiperi, me pyesnin se cfare kuzhine gatuanim. Une filloja, immam bajalldi ... kjo eshte turke, ma kthente miku im Andi, nje mjeshter i vertete gatimi. Byrek ... vazhdoja une ... kjo eshte turke, ma kthente Andi. E deshperuar, me gjysem zeri, i them: tave kosi! Kete s'e kam degjuar. Si gatuhet? , u be kurioz. Dhe une ja shpjegova dhe ... hurra ... ai nuk e njihte. Keshtu qe, kuptohet, kur e ftova per darke Andit i gatova tave kosi. Qe ate mbremje, tava e kosit eshte bere nje nga gjellet e tij me te preferuara, te cilen ai nuk perton t'ua gatuaje miqve te tij, miqve te miqve te tij. Dhe, ja sot, ne kete premiere te fytyres se re te kuzhines se gjyshes, perpara jush, e bukur, e shijshme, asnjehere e merzitshme, ajo, e vetmja gjelle shqiptare, e madherishmja: Tava e Kosit!

Per nje tave te shijshme kosi ju duhen:

kotoleta qingji te cilesise shume te mire
kos i pakastruar nga yndyra (une blej kos grek shume te yndyrshem)
veze
pak oriz (nje grusht)
miell
gjalpe
kripe
piper

Futeni mishin (per 4 persona rreth 1kg, kotoletat kane kocka prandaj merrni pak me shume mish se zakonisht) ne tave, sperkaten me gjalpe dhe futeni ne furre (220° C) derisa te piqet e te marre nje ngjyre te bukur te kuqerremte. Hiqeni mishin nga tava. Ne nje tenxhere hidhni gjalpe dhe kur ai te jete tretur e nxehur shtoni dy-tre luge miell. Kur mielli te kete marre ngjyre te arte shtoni lengun e mishit dhe perziejini mire. Ne se salca eshte shume e trashe shtoni pak uje. Eshte shume e rendesishme qe salca te mos kete kokrriza! Prandaj, perdorni nje mixer per te tretur miellin mire. Ne nje ene te thelle shtoni kosin (rreth 1L per 4 persona), dy veze, salcen e miellit, orizini, kripe, piper. Perziejini te gjitha shuem mire dhe shtojani mishit ne tave. Futeni taven ne furre (220° C) dhe kur te kete marre ngjyren e kuqerremte hiqeni nga zjarri. Ju befte mire!

Keshilla praktike

Suksesi i taves se kosit varet nga konsistenca. Sa me kompakte te jete tava e kosit, aq me kollaj eshte te pritet e te ruaje formen. Prandaj, kosin merreni me perqindjen mete larte te mundshme te yndyres dhe salcen e miellit beheni relativisht te trashe. Po keshtu, orizi perdoret per te ndihmuar taven e kosit te marri konsistencen e duhur.

28 comments:

eni said...

mm duket shume e shijshme.por une do preferoja versionin pa mish ngaqe era e mishit te qingjit ma heq komplet oreksin:(

Blerina said...

Beje me mish pule. Del shume e mire edhe me mish pule.

Selfmaderadio said...

Ndoshta, por une nuk do ta gatuaja kurre pulen me kos, nuk shkon.

belle_fleur said...

Selfi, po me shkon goja leng vetem duke lexuar per taven e kosit, mendo te kisha ngrene pastaj, yummy:))

p.s. tava e kosit e ka lezetin vetem me mish qengji!

Selfmaderadio said...

Belle,

ndoshta si alternative per Enin, por vetem per Enin ;) mund te perdoret mish vici.

ELAIS said...

Selfi une e kam bere me peshk (duke i shtuar pak buljon taves per shije) dhe ka dale shume e mire.

Madje per njerez qe nuk jane mesuar me mish qengji (si vendasit ketu qe ne fakt mishin e qengjit e ngaterrojne me mish deleje qe vjen era qen i lagur sipas tyre) kombinimi me peshk eshte pelqyer shume.

Selfmaderadio said...

Elais,

faleminderit. Shume intriguese. Me ke lene perpleks. Por ne te kundert te pules qe nuk pranohet nga veteditja dhe nenvetedija ime kulinare, peshkun nuk po arrij ta perjashtoj dot. Do ta provoj :)

belle_fleur said...

Kos me peshk?? As une se kisha degjuar ndonjehere, mgjth Elais thote ndryshe:))

Indra said...

Hi, duke kerkuar disa rezeta shqipetare gjeta rastesisht kete faqe dhe u impressionova shume jo vetem nga rezetat por edhe nga fotografite shume profesionale! Urime! Edhe une gatuaj shume dhe me shume qejf vecanerisht gjelle tailandeze dhe nga India. Une jetoj ne Gjermani dhe dua te bej per ditelindje nje darke shqipetare. Ka ndonjeri nga ju nje rezept per byrek me qumesht (me kripe!)? Si shkembim mund tju postoj rezepta tajlandeze ose rezeta per Keke dhe Torta =)). Indra

Anonymous said...

Hem... duke kerkuar dhe une receta shqiptare perfundova ketu :) dhe u kenaqa shume :)
per taven e kosit qe eshte dhe gjella ime e preferuar, doja t thosha qe une e bej zakonisht me kofsha pule dhe del shume e mire
( t pakten njerezit qe e kane ngrene kete kane deklaruar)ndersa me peshk eshte hera e pare qe e degjoj dhe me terheq si ide... a mundet t m shpjegoje ndonje saktesisht se si behet?
sa per receten baze t taves, une i kam thjeshtuar procedurat :P dhe i hedh ne tave- kosin(1 l), vezet(3 cope), miellin(2 luge gjelle)dhe djathin e bardhe t therrmuar t gjitha bashke, shtoj dhe lengun e mishit bashke me pulen dhe gjithshka piqet njekohesisht n furre! :)

fredo said...

Kete Site e kam vene prej kohesh ne bookmarks (favorite). Sot po kontrolloja dicka per te gatuar me mish pule dhe me duket terheqese ideja e gatimit te taves se kosit me mish pule. - po e provoj (do me merrni kalamjte ne qafe mor amam...)

Juleen_D said...

Se pare pergezime per punen tende shume te mire ne keto fotot e kuzhines.Une e njoh taven e Kosit si me oriz ashtu edhe pa oriz, por per mendimin dhe pervojen time mendoj se versioni pa oriz eshte me i preferuar. Persa i perket eres se rende te mishit te "qengjit", qe ne fakt eshte me vertete jo krejt e qarte se a ashte vertete "mish qengji i njome"??? (qe gjehet vetem ne shqiperi), mund te neutralizohet me 1-2 thalbe hudhre(ose nje dege Rosmarin).

FOREST said...

Po e provoj sonte por se di si do dali por do ndjek keshillat e maha mendja do ja daj mbane faleminderit per receten se me te vertete me ka marre malli por se di a do e bej si ma bente mamaja ne shqiperi .

Anonymous said...

mmmmm sa mire me ne fund mesova se si behet tava e kosit. Eshte pjata ime e preferuar, tani do provoj ta gatuaj, shpresoj tja dale, gjithsesi do tju shkruaj per rezultatin. na mesoni ndonje recete tjeter, do ishte shume interesante ndonje gatim i huja....
thnx

Anonymous said...

Sikur te kisha naj nji qe te ma bonte sot per drek...se vet e pertoj (se esht e djel!!)..JONA!

Anonymous said...

po e bej tani... te shohim si do dale :D :P

Anonymous said...

selfamaderadio e ke shume gabim pula gatuhet me kos ka mjaft receta gjithsesi tave kosit eshte e preferuara e ime dhe nga qyteti qe jam une Elbasani e perdor shume dmth eshtee nje pjate tradite e Elbasanit...

Anonymous said...

" kos i pakastruar " thote receta, e lezetshme, here e pare qe e degjoj,
" une per vete ble dhe perdor kos grek te yndyrshem " edhe kjo ngjan cuditshem, sepse ... e gjeni vete.

Arjan said...

Po me mish derri?

Anonymous said...

Un ketu sot pas 21 vjetesh qe jam larguar nga SHqiperia ime degjoj djath grek kos grek salvia italiane etj etj mamaia ime ishte nga Permeti e kurr gatuante te lepinje e gishtat e kembeve jo me te duarve.provoni te mblidhni islla te fresketa vetem gjethet e siperme ziejni dhe lengun pasi te ftohet mund ta pini me pak sheqer kurse isllat me pak vaj e krip e ju befte mir sallata e isllave ose mun ta beni edhe byrek megje ju thoni se qenka turk?apo deshironi te provoni nje qumeshtor grek hahaha un ketu ne australi njo shum greker e ata thone se guzhina Albaneze eshte nje kryeveper dhe kjo eshte me se e vertet.

Anonymous said...

O Zot sot kam gatuar tave kosi per familjen e te fejuarit tim !!!! Jam nga Elbasani dhe se kam gatuar asnjehere me deshiren time, me fut stresin !!! Por me pelqen shum kur e gatuajne te tjeret !

Anonymous said...

u qe ne 2007.. shum koh paska kjo

SOKOLI said...

Gjyshja paska qene nje guzhiniere e speciale e per me teper i paska trasheguar recetat. Tava kosit me recete te thjethte dhe shume e shijshme. Falimenderit!

claudia said...

rastesisht perfundova ketu ju pergezoj se do merrja maman time ne telefon te me shpjegonte si behej tava e kosit se kam shum vite pa e gatuar qe kur ndodhesha ne shqiperi,,flm do ta gatuaj sonte

Anonymous said...

shume te sakta recetat po asnje nuk thote se ne c'fare temperature gatuhet tava a kosit

Anonymous said...

Eshte vertet gjelle origjinale shqiptare:)

Anonymous said...

uuuuuuu sa e mira

Anonymous said...

perralla me mbret.. tava e kosit behet edhe me kunguj te vegjel....