Saturday, March 1, 2008

Qofte me Ricotta

Qofte me Ricotta eshte nje recete shume e thjeshte dhe shume e shpejte; pergatitja dhe gatimi nuk marrin me shume se 15 min. Per 2-3 veta duhen:


250 g Ricotta
2 Luge gjelle (LG) parmesan i grire
1.5 LG miell
1 veze
kripe
piper
1 thelb hudhre
vaj ulliri



Te gjitha ingredientet e siperpermendur perziehen mire bashke.



Me nje luge gjelle hidhen ne nje tigan, ku paraprakisht eshte nxehur vaji i ullirit. Lihet hapesire midis tyre, dhe me luge shtypen siper qe te behen petashuqe. Kjo mundeson skuqjen me te shpejte por edhe lehteson kthimin pa prishur formen e petullave.



Ne fund, sperkaten me pamesan te grire, ose te prera ne feta te holla; shoqerohen me sallaten e stines dhe nje gote vere te kuqe (psh, Gigondas 1997). Kjo recete mund te perdoret ne vend te aperitivit ose si menu kryesore ne nje darke te lehte. Ju befte mire!


PS: Receta origjinale vjen nga Jamie Oliver. Gjyshja e modifikoi receten duke ulur sasine e riccotes dhe shtuar hudhren. Per gjyshen, hudhra ja prish monotonine ricottes dhe i jep pak karakter. Ndoshta, nje alternative gatimi ne vere do te ishte , pa hudher por me basilicum.

10 comments:

belle_fleur said...

mmmmmmmm....si petulla duken nga fotoja:)

Rrofsh gjyshe:)

ITS said...

Ketej ju thone "pancakes".
Ju bofshin mire!

eni said...

keto qenkan enkas per mua! thanks!

ET said...

po mi gjyshe po...
tre muj me i pal qofte :(

edrus said...

O gjyshe, nga anët tona atij "basilicumit" tat i themi BORZILOK :).


Pastaj... parmesan?!
Siç duket është kopjo kineze ose amerikane e Parmiggiano-s :P

., said...

Pershendetje!

Fatjon said...

urime keshtu vazhdo na kenaqe me keto receta

Anonymous said...

ne pamje duket cdo gje e shijshme dhe se ve aspak ne dyshim nje gje te tille. nese me lejon doja te beja nje kritike, gjithmone miqesore, RICOTTA nuk eshte fjale shqiptare dhe nuk kuptoj perdorimin e saj kur fjala ekziston dhe ne shqip. i thone GJIZE dhe me vjen vertet keq qe perdoren huazime te tilla duke mos qene e nevojshme.

Selfmaderadio said...

Jo, ricotta nuk eshte gjize. Prandaj mbetet Ricotta - keshtu i thone kudo - nga eksperienca ime.

irene said...

joo ricota esht italisht shqip do te thot gjiz...edhe parmigiano regiano esht djathi...folni shqip ...