Wednesday, February 6, 2008

Raclette



Raclette eshte nje recete tipike zvicerane. Zakonisht konsumohet ne dimer, sepse i shkon shume te ftohtit. Elementi baze i raclettes eshte djathi me te njejtin emer, karakteristike e te cilit eshte sasia e madhe e yndyres. Djathi, vendoset ne ca lopatez metalike, futet ne nje lloj aparati-tave enkas per raclette qe mundeson qe djathi te shkrihet. Kur djathi shkrihet ai, me ndihmen e nje luge druri shtyhet per ne pjate, ku paraprakisht jane vendosur patatet e ziera. Zakonisht, shoqerohet me turshi; qepujka, misra dhe kastraveca. Por, njerezit e kane shtyre kreativitetin me tutje dhe kane shpikur nje aparat raclette te shoqeruar me funksion grille. Kjo mundeson qe pervecse recetes tradicionale me patate, djath e turshi, pjates t'i shtohen edhe mish i pjekur ne grill, apo speck, apo kerpudha dhe qepe. Secili tregon kreativitetin dhe preferencat e tij. Nje sekuence raclette tregohet me poshte. Ju befte mire!







Caji eshte shume i rendesishem gjate ngrenies se Raclette: ekuilibron djathin. Keshillohen sasi te konsiderueshme caji, perndryshe djathi bie shume i rende ne stomak dhe kenaqesia shnderrohet ne nje mundim. Sigurisht, vera e bardhe eshte gjithmone ne elementin e vet prane raclettes.

4 comments:

akvll-naja said...

yesssss!!!

Me verë është më interesante, shuuuuuumë më interesante, megjithëse unë kam krijuar përshtypjen që djathi të bie vetë në kokë dhe s'ka nevojë për gjë tjetër.:)

Unë bashkë me sallon, skuq dhe qepë të prera hollë, speca dhe, nganjëherë, dhe domate... njëm njëm...

Ah, dhe rekomandimi im për verën, për ata që jetojnë në Zvicërland, kuptohet:
Blanc Neuchâtel AOC "DOMAINE DES COCCINELLES" bio bourgeon
e gjen në Coop
:)

eni said...

flm per kete recete te veçante gjyshe:)

eni said...

eeeh, nuk e kam shoqeruar ndonjehere raclette-en me çaj... dhe djathi nuk me ka rene ndonjehere rende. por duhet provuar kjo gje, ndoshta eshte me mire.

Anonymous said...

Ervini
Raclette si thuhet me siper mund te behet sipas shijeve te çdo kujt.
Une per vete ne garniture perdor patate te zjera, proshute, mortadelle dhe per sa i perket djathit, ne vend qe te vendos vetem raclette te shkrihet, perdor tre lloj djatherash, raclette, roblechon ( po te jete i fermes se eshte me i parfumuar) dhe Saint Marcelin (ne zonen e Uriage ka nga me te miret.
Perzjerja e te tre djatherave i jem me shije pasi vete djathi raclette me duket si me pak shije.