Showing posts with label Patlixhana. Show all posts
Showing posts with label Patlixhana. Show all posts

Sunday, April 19, 2009

Imam bajalldi ose Patlixhana te mbushur

Vera mesdhetare nuk shfaqet tek asnje gatim tjeter kaq mbreterore sa tek imam bajalldi. Eshte mbi te gjitha ne shijen e domateve dhe te patllixhaneve, ku vera mesdhetare shfaqet e padiskutueshme. Nje domate e pjekur ne Zvicer, edhe pse njelloj e kuqe, nuk arrin kurre te fiksoje te njejten sasi dielli ne shijen e saj, nuk arrin kurre te kete shijen opake te nje domateje mesdhetare. Nje patlixhane serash, nuk arrin kurre te kete konsistence te njejte mishtore me sispecien e vet mesdhetare, nuk arrin dot t'i shmanget athtesise se artificiales. Nje vere mesdhetare pa imam bajalldi, cfare vere eshte kjo?

Per kater persona:

dy-tre kokrra te medha qepesh
4-5 thelbinj hudhre
3-4 domate te pjekura mire
4 patlixhana te medha
Per jo vegjetarianet:
500g mish te prere ne kubike te vegjel
vaj ulliri
kripe
piper i zi
majdanoz



Ndajini patlixhanet ne gjysem dhe, me nje luge te vogel, hiquani tulin. Kete te fundit, priteni ne copa te vogla dhe lereni menjane per me vone. Sipas deshires, mund t'u jepni patlixhanave nje te skuqur te lehte.

Ne nje tenxhere te madhe hidhni me bollek vaj ulliri, dhe kur ky te jete nxehur, hidhni per t'u kaurdisur qepet e grira holle dhe hudhrat. Kur qepa te kete marre nje ngjyre te lehte te arte, shtoni copat e mishit. Kaurdisini mire deri sa uji qe leshon mishi te jete avulluar. Ata qe e duan vegjetariane, le te kalojne direkt tek hapi tjeter.

Shtoni domatet e prera holle dhe majdanozin e grire. Domatet, perpara se t'i grini, hidhini ne uje te nxehte per disa minuta derisa t'u hapet cipa. Hiqeni cipen e domates me thike dhe tulin priteni ne copa te vogla. Eshte mire ta shmangni cipen e domates sepse eshte pak e sikletshme gjate ngrenies dhe aspak estetike ne gjelle. Shtoni, se fundmi, edhe tulin e patlixhaneve qe hoqet menjane ne fillim. Lerini te ziejne te gjitha se bashku per nja 10 minuta, shtoni kripen dhe piperin e zi. Hiqeni nga zjarri, lereni te ftohet pak dhe filloni dhe mbushni patlixhanat. Tepricen shperndajeni midis patlixhanave dhe siper tyre.

Futeni ne furre, ne 220°C dhe piqeni deri sa te marri nje kore te lehte te kuqe siper.

Ju befte mire!

Wednesday, September 26, 2007

Curry i kuq tailandez

Currin thailandez (te kuq dhe jeshil) e njoha jashte Shqiperise. Por, me sa jam e informuar, kane filluar ta njohin edhe ne Shqiperi, ne restorantet aziatike apo indiane qe po fillojne te shfaqen ne Tirane. Gjyshet shqiptare te se nesermes ndoshta do ta kene neper librat e tyre kete lloj gatimi. Mbase.

Curri Thailandez eshte jashtemase i thjeshte per t'u gatuar. Te pakten kjo receta qe po sjell ketu eshte shume e thjeshte (nje me te sofistikuar do ta sjell me vone). Ju duhen ingredientet e meposhtem, te cilet gjenden ne dyqane kineze, thailandeze apo indiane.

Ne figure shikoni, misra bebusha, patlixhana thailandeze (duken si domate jeshile, nuk jane!), bamje, qepujka kineze dhe curri i kuq qe mund ta blini te gatshem.

Ju duhen gjithashtu dy kanace me qumesht arre kokosi.

Ne kuszhinen kineze, thailandeze dhe indiane ka nje rregull te arte: Asnjehere mos filloni te
gatuani pa i bere gjerat gati. Puna e pare pastroni e prisni zarzavatet qe keni menduar te gatuani. Kur cdo gje eshte gati filloni. Gatimi ka tempon e tij. Ne fillim hidhni ne vajin e lulediellit te nxehur dy luge curry. Numrin e lugeve duhet ta zgjidhni vete. Ata qe e duan shume pikante mund t'i hedhin edhe tre, ata qe nuk e duan pikante mudn t'i hedhin edhe nje. Kur curry te jete skuqur pak, hidhni nje nga nje zarzavatet. I kaurdisni pak. I shuani me qumeshtin e kokosit dhe i lini te ziejne per rreth 30 min ne zjarrte mesem.

Ju befte mire!

Keshilla praktike

1. Gatimi ne guzhinen kineze behet me nje enet te posacme qe quhet wok. Megjithate, ju mund te gatuani edhe ne nje tigan.
2. Ky lloj ushqimi shoqerohet me oriz kinez (te zjere, sigurisht)


Monday, August 6, 2007

Gjelle me patlixhana (Caponata)

The esthetics of egg plant

Te gjithe ata (Eni & Belle midis te tjereve) qe e kane pare fotografine paraprakisht dhe kane pyetur se c'te jete valle kjo, sot do te gjejne pergjigjen. Eshte Caponata (kaponata), nje gjelle Siciliane qe une e kam peshkuar ne sundyqet e Jamie Oliver (Genial Italienisch). Elementi baze i Caponates eshte patlixhani, nje nga zarzavatet e mia te preferuara. Eshte nje gjelle e lehte per t'u gatuar dhe e pershtatshme per ditet e nxehta te veres. Per nje caponata ju duhen:

Patlixhana (sasia varet nga nr. dhe oreksi i personave qe do i shpartallojne): pastrojini dhe prejini ne copa te vogla
nje qepe: priteni holle
dy-tre thelbinj hudhrash: te shtypura, ose te prera imet
ullinj, nje grusht dore: hiquani berthamen dhe prejini ne copa te vogla
majdanoz, nje tufe: ndajini kercellin nga gjethet dhe pritini vec e vec imet
kripe
rigon
aceto balsamico i bardhe
piper i zi
salce domateje: 250 gr
vaj ulliri

Ne nje tigan te madh hidhni nje porcion te mire vaj ulliri dhe nxeheni vajin. Skuqini patllixhanat (ne porcione) deri sa te marrin nje ngjyre te arte. Hidhni kripe, rigon dhe kercejt e prere te majdanozit. Perziejini mire. Shtoni ullinjte e prere. Shtoni aceton (rreth 1dl) dhe kur te jete shuar shtoni salcen e domateve. Lereni rreth 15 minuta te zieje. Sperkateni me piper te zi, shtoni dhe gjethet e majdanozit te prere dhe servireni per te ngrene. Ju befte mire!

Keshilla praktike:

1. Jamie perdor edhe capern, specialitet italian. Une nuk i perdor.
2. Me buke te bardhe, te ngrohte, caponata ju shton jeten, te pakten, me nje dite ;)

Tuesday, June 19, 2007

Patlixhana te skuqur (te marinuar)

Po afron vera dhe, bashke me te, nje seri gatimesh verore. Ketu numri nje, patlixhana te skuqur. E pershtatshme per njerez me shije te holle, per ata qe nuk kane kohe dhe per ata qe kane vape. Ju duhen nje minimum gjerash: patlixhane, vaj ulliri, kripe, tigan dhe zjarr. Per njerez me tangerllik mund te shtohen edhe hudhra, qepa, majdanozi dhe uthulla.


Patlixhanat lahen dhe priten ne rrathe. Ne se patlixhanat jane shume te medhenj ndajini ne dysh ose tresh ose katersh, sipas gustos. Ne tigan hidhni vajin e ullirit. Kini parasysh qe patlixanat vdesin per vaj, prandaj e duan me shumice.

Kur patlixhanat, pasi te keni kthyer disa here nga te gjitha krahet e sperkatur me kripe, te kene marre nje ngjyre te arte ne te kuqerremte, hiqini nga zjarri, lereni te kullojne pak vajin dhe verini ne nje pjate. Ata qe kane fobi per vajin mund t'i vendosin patlixhanat mbi nje leter, nga ato qe perdoren ne kuzhine, per t'ua thithur vajin. Te padurueshmit dhe shume te uriturit mund te fillojne procesin e ngrenies, ate qe kane me shume durim dhe me pak uri, mund te kalojne nje kat me poshte.

Shtypni hudher, grini nje kokerr qepe (holle) dhe shtojani patlixhanave.

Shtoni majdanozin (te prere holle, shikoni figuren tjeter).

Dhe ne fund shtoni edhe pak uthull. Te paduruarit mund te fillojne te vetesherbehen. Te duruarit, mund ta lene per disa ore keshtu derisa ingrediente te ngjizen me njeri-tjetrin dhe te krijojne nje sinfoni.
Ju befte mire!