Pizzocheri
Pizzoccheri eshte nje nga gjellet e mia me te preferuara. Eshte e thjeshte per t'u gatuar, behet shpejt dhe eshte shume e shijshme. Receten e saj e zbulova ne nje dyqan delikatesash italian. Pizoccheri eshte nje lloj makarone, e bere me miell te ashper, specialitet i italianeve qe popullojne alpet midis Italise dhe Zvicres. Gatuhet se bashku me ingrediente qe, sic mund ta merrni me mend, jane tipike per zona malore: patate, djath, gjalp, pazi (mund te zevendesohet edhe me presh ose laker), hudhra dhe salbai (salbei ne gjermanisht, emri latinisht Salvia officinalis). Une nuk e di se si i thone salbeit ne shqip, sepse nuk e njihja deri ne momentin qe erdha ne Zvicer. Me sa kam kuptuar kuzhina shqiptare nuk e njeh ose nuk e perdor. Por salbai ka ne Shqiperi me tonelata, rriten te egra neper kodra shkembore dhe i jep kundermimin e mrekullueshem gjithe bregdetit jonian. Kete e zbulova para disa vitesh teksa i bija Shqiperise rretheverdalle me miq zvicerane. Rruges per nga Saranda deri ne Llogara beme shume ndalesa, sepse pamjet ishin perrallore dhe te gjithe donin t'i fiksonin neper aparatet e tyre. Diku, para Llogarase, teksa fotografonim frynte nje puhize e lehte. Na ledhatonte floket dhe na sillte nje arome qe na hoqi perqendrimin nga Joni. Filluam te kerkonim burimin e aromes dhe perfunduam disa qindra metra me tutje ne nje kodrinez ku harbohej salbei. Filluam te mbledhim buqeta salbei kur dikur degjojme zerin kurioz te shoferit qe kerkonte te dinte se perse e mblidhnim kete bime te eger. I shpjeguam qe e donim ta merrnim me vete dhe ta perdornim per ta gatuar. Zeri i shoferit nga kurioz u be i merakosur dhe ne nje te dhjeten e sekondes na tha qe te mos i perdornim ne asnje menyre per te gatuar se do na helmonte. Kjo bime eshte helmuese, nuk pushonte se theni ai. Qeshem pak, por edhe u cuditem qe salbei ne Shqiperi konsiderohej bime helmuese. Akoma edhe sot nuk e di persene e ketij keqkuptimi popullor. Megjithate, per gatimin e pizzoccherit, salbei eshte shume i rendesishem, sepse i kombinuar me gjalpin dhe hudhren i jep pizzocherit nje shije eksplozuese. Nuk te ngelet vetem te mbyllesh syte dhe te mrekullohesh teksa e rrotullon kafshaten qoshe me qoshe si per t'ja shtrydhur me mire esencen. Per Pizzoccherin ju duhen ingredientet e paraqitur ne foto:
500gr pizzoccheri
500gr pazi
8-9 kokrra mesatare patate
dy kokrra hudhre
nje tufe salbei
200gr gjalpe
300gr djath Fontina