Monday, June 18, 2007

Pizzocheri

Pizzoccheri eshte nje nga gjellet e mia me te preferuara. Eshte e thjeshte per t'u gatuar, behet shpejt dhe eshte shume e shijshme. Receten e saj e zbulova ne nje dyqan delikatesash italian. Pizoccheri eshte nje lloj makarone, e bere me miell te ashper, specialitet i italianeve qe popullojne alpet midis Italise dhe Zvicres. Gatuhet se bashku me ingrediente qe, sic mund ta merrni me mend, jane tipike per zona malore: patate, djath, gjalp, pazi (mund te zevendesohet edhe me presh ose laker), hudhra dhe salbai (salbei ne gjermanisht, emri latinisht Salvia officinalis). Une nuk e di se si i thone salbeit ne shqip, sepse nuk e njihja deri ne momentin qe erdha ne Zvicer. Me sa kam kuptuar kuzhina shqiptare nuk e njeh ose nuk e perdor. Por salbai ka ne Shqiperi me tonelata, rriten te egra neper kodra shkembore dhe i jep kundermimin e mrekullueshem gjithe bregdetit jonian. Kete e zbulova para disa vitesh teksa i bija Shqiperise rretheverdalle me miq zvicerane. Rruges per nga Saranda deri ne Llogara beme shume ndalesa, sepse pamjet ishin perrallore dhe te gjithe donin t'i fiksonin neper aparatet e tyre. Diku, para Llogarase, teksa fotografonim frynte nje puhize e lehte. Na ledhatonte floket dhe na sillte nje arome qe na hoqi perqendrimin nga Joni. Filluam te kerkonim burimin e aromes dhe perfunduam disa qindra metra me tutje ne nje kodrinez ku harbohej salbei. Filluam te mbledhim buqeta salbei kur dikur degjojme zerin kurioz te shoferit qe kerkonte te dinte se perse e mblidhnim kete bime te eger. I shpjeguam qe e donim ta merrnim me vete dhe ta perdornim per ta gatuar. Zeri i shoferit nga kurioz u be i merakosur dhe ne nje te dhjeten e sekondes na tha qe te mos i perdornim ne asnje menyre per te gatuar se do na helmonte. Kjo bime eshte helmuese, nuk pushonte se theni ai. Qeshem pak, por edhe u cuditem qe salbei ne Shqiperi konsiderohej bime helmuese. Akoma edhe sot nuk e di persene e ketij keqkuptimi popullor. Megjithate, per gatimin e pizzoccherit, salbei eshte shume i rendesishem, sepse i kombinuar me gjalpin dhe hudhren i jep pizzocherit nje shije eksplozuese. Nuk te ngelet vetem te mbyllesh syte dhe te mrekullohesh teksa e rrotullon kafshaten qoshe me qoshe si per t'ja shtrydhur me mire esencen. Per Pizzoccherin ju duhen ingredientet e paraqitur ne foto:

500gr pizzoccheri
500gr pazi
8-9 kokrra mesatare patate
dy kokrra hudhre
nje tufe salbei
200gr gjalpe
300gr djath Fontina

Pizzoccheri te krahines Valtellina (Lombardi), patatet, gjalpi, salbei me hudhren dhe djathin ne qender, pazia. Gjethet e salbeit jane te ngjashme me ate te cajit te malit, vetem se me te medhaja.

Pritini patatet, djathin, salbein dhe pazine ne copa te vogla. Per pazine, najini fillimisht gjethet jeshile nga kercelli i bardhe, dhe pastaj pritini. Mbajini te ndara nga njera tjetra sepse kane kohe te ndryshme zierjesh. Kur te keni mbaruar kete faze, merrni nje tenxhere te thelle, mbusheni me uje, hidhini kripe dhe vereni ne zjarr te forte. Njesoj sic beni per makaronat.

Derisa te behet uji: Ne nje tigan hidhni gjalpin, lereni te shkrihet ne zjarr te avashem. Shtoni salbein dhe hudhrat e shtypura. Kaurdisini per disa minuta, hiqeni nga zjarri dhe lereni menjane. Nderkohe ne tenxheren me ujin qe vlon shtoni pizzoccheri, patatet dhe kercellin e pazise. Lereni te zjeje per rreth 10 minuta. Shtoni gjethet e pazise dhe lerini te zjejne shume shkurt, rreth 5 minuta. Hiqeni tenxheren nga zjarri, kulloni ujin.

Merrni nje tave furre dhe filloni te shtroni ingredientet ne shtresa: nje shtrese pizzoccheri, patate, pazi, sperkatini me salbei, hudher dhe gjalpe te skuqur, shtojini nje shtrese Fontina. Perseriteni disa here kete ritual, derisa t'i keni mbaruar te gjitha ingredientet. Futeni ne furren e paranxehur ne 220°C dhe lereni te piqet aq sa te kete marre nje kore te arte siper. Hiqeni nga furra dhe ndajeni neper pjata. Nje gote vere e kuqe, e rende (Rioja), i shkon per mrekulli si shoqeruese.

Ju befte mire!

8 comments:

eni said...

mm seems yummy..u bera kurioze per kete salbein..

tetena said...

selfi, a mund te na japesh emrat e kesaj bimes ose te makaronave ne gjuhe te tjera. Duhet te egzistoje ne anglisht ose italisht apo frengjisht.

Selfmaderadio said...

Tena, me duket se ndryshe e quajne salvia. Emrin latinisht e ka Salvia officinalis. E futa ne blog.

Selfmaderadio said...

makaronat quhen vetem keshtu, pizzoccheri (della valtellina). kerkoje tek dyqanet italiane, ose ne dyqane me zgjedhje te madhe delikatesash.

tetena said...

Selfi eshte Soja moj (mu kujtua skeçi me fixhanin) dhe ka thashetheme qe ne kohen e xhaxhit kemi qene eksportuesit me te medhenj te kesaj bime ne USA te cilet, keta te fundit e perdorin per pulen e detit ne festen e tyre kombetare?!

Anonymous said...

salbei eshte caji i malit te cilin jemi mesuar ta perdorim vetem per caj .por salbei eshte disa llojesh: eshte me lule te ndryshme si ne ngjyre dhe ne madhesi; ndryshon madhesia dhe forma e gjethes.

Selfmaderadio said...

Anonim,

salbei nuk eshte caji i malit. Por, ben pjese ne te njejten familje. faleminderit.

Anonymous said...

Salbei ne anglisht eshte SAGE. Pergoret per te marinuar mishrat, sidomos mishin e gjelit. Po ashtu edhe per shume gatime te tjera, ne pergjithesi ne stews dhe winter dishes!