Friday, June 15, 2007

Dy Salca Makaronash

Makaronat, sic i njohim ne shqip, bejne pjese tek ato gjerat qe ose i do ose nuk do t'i shohesh me sy (njoh dike qe po t'i thuash "makarona" i iken uria ne sekonde). Gjithashtu, makaronat bejne pjese ne llojin e gjerave qe perdoren gati ne te gjithe boten. Ku me shume e ku me pak. Vendin e pare per sasine e konsumimit e mban Italia, te dytin Zvicra. Atje, ne Itali (por edhe ne Zvicer e perreth), nuk i quajne thjesht makarona sepse, me qe italianet kane qelluar shume te ngeshem, kane shpikur edhe nja njeqind lloje te tilla, me apo pa ngjyra. Per t'i mbajtur mend emrat e tyre te duhet nje manual. Makaronat jane shume te dashura per nje pjese te madhe te popullsise sepse jane te lira, te mira dhe gatuhen shume shpejt. Sidomos per studentet makaronat jane lende e pare ushqimi. Por nuk ka vetem njeqind lloje makaronash. Ka, te pakten, po kaq lloje salcash qe bejne te mundur qe makaronat te mos na shpifen por te na duket se po hame cdo here nje gje te re. Dikur, kur gjyshja ishte studente dhe jetonte me ca fecka te tjera po studente, kishin nje rregull: ne shtepi nuk duhet te mungonin asnjehere ingredientet per nje salce te shpejte makaronash dhe makaronat. Vjen njera vone nga biblioteka, tak i fut nje pjate me makarona dhe salce domatesh dhe bota duket prape me ngjyra. Sot gjyshja do ju tregoje receten e nje salce te kuqe dhe te nje salce jeshile.

1. Salce me domate dhe ullinj

Me pak fjale: Pergatiteni salcen e domates ashtu si per fasulet, por 10 minuta para heqjes nga zjarri shtojini ullinj te prera ne copa te vogla.


Pasi t'ja keni hedhur makaronave salcen, shtojini parmesan te grire. Ju befte mire!


2. Salce Pesto

2 filxhane caji borzilok (bazilikum)
2
filxhane caji vaj ulliri
2 domate
120gr fara pishe
kripe
piper
sipas deshires: 1 peperoncini (spec i vogel djeges)


Domateve hiquani lekuren dhe farat.

Futini domatet e pastruara si me siper, borzilokun, farat e pishave dhe vajin e ullirit ne nje te thelle dhe shtypini me nje mixer derisa te behet nje mase homogjene. Shtojini dy luge nga uji i makaronave dhe salca eshte gati. Mos harroni t'i shtoni djath te grire para se ta hani.

Ju befte mire!

Wednesday, June 6, 2007

Sallate me domate

Per nje sallate me domate ju duhen (sasia fakultative, ne varesi te oreksit, gjelleve shoqeruese dhe numrit te pjesemarresve):

domate
kastravec
qepe
majdanoz
vaj ulliri
kripe

Prijini domatet, kastravecet qepet (pasi t'i keni pastruar e thare) ne copa te vogla, apo te medha (sipas deshires). Shtojini majdanozin e fresket te prere imet, kripe dhe vaj ulliri para ngrenies. Perziejini mire dhe ... shijojeni. Sipas deshires mund t'i shtoni edhe djathe te bardhe, spec apo ullinj. Mund te perdoret edhe uthulla, e cila, sipas eksperiences se Elais, i jep freski sallates. Gjithashtu, per ta shijuar me mire sallaten mund ta shoqeroni me buke te bere vete te sapodale nga furra.


Ju befte mire!

Speca te mbushura

Per 3-4 persona:

6 speca te madhesise mesatare
2 qepe mesatare
nje thelb hudhre
nje doze 250g salce domateje
250-300gr oriz/risotto
rigon
piper i zi
kripe


Specave, pasi te jene lare e thare, ju hiqet bishti dhe pastrohen nga farat.


Renditini ne taven ku do i piqni, dhe filloni te pergatitni mbushjen. Kaurdisni qepet e prera holle dhe hudhrat e shtypura ne vaj ulliri te nxehur ne zjarr te forte. Kur te kene marre ngjyre te arte shtoni salcen e domateve. Ulni temperaturen e gatimit ne mesatare. Kur domatet ta kene humbur lengut shtoni orizin. Hidhini uje deri sa te mbulohet orizi. Lereni te zjeje derisa orizi te zbutet pak. Shtojini here pas here uje. Kur orizi te jete bere paksa i pertypshem, shtojini kripen, piperin dhe rigonin. Mos e teproni me rigonin se i heq shijen. Shtojini nje gote me uje. Perziejini te gjitha mire.

Mbushni specat. Tepricen e mbushjes shperndajeni midis specave dhe anash tyre. Vereni taven me specat e mbushur te piqet ne 220°C. Kontrollojeni here pas here per uje dhe shtoni ujin ne se eshte e nevojshme. Piqeni derisa specat te marrin nje ngjyre te lehte kafe ne te dyja anet.

Ju befte mire!

Friday, June 1, 2007

Byrek me presh

Byreku eshte nje nga sportet me popullore shqiptare. Byreket i gatuan gjithe Ballkani, edhe pse origjinen e ka ne Turqi. Por, byreket me te mire nuk i gjen ne Turqi, por, e ku tjeter, ne kuzhinen e gjyshes. Gjyshet jane shume krijuese dhe kane shpikur byreke me permbajtje nga me te ndryshmet: me salce domate, me spinaq, me gjize e veze, me mish pule, me laker turshi. Me poshte jepet receta e byrekut me presh, gjize dhe veze. Ka shume menyra per ta pergatitur byrekun. Gjyshja e kesaj faqeje preferon ate trekendeshen, per arsye estetike dhe per arsye strategjike: nuk ka femije te madh apo te vogel, sado i llastuar qe te jete, qe i reziston!

Preshin (4-5 cope), pasi ta pastroni, priteni ne rrathe te holle. Ne nje tigan te thelle hidhni pak gjalpe dhe vereni ne zjarr te mesem. Shtoni preshin dhe kaurdiseni derisa te zbutet mire. Shtojini pak qumesht. Kur qumeshti te jete pire nga preshi, hiqeni tiganin nga zjarri dhe lereni te ftohet.

Ne nje ene te thelle hidhen dy veze, gjize (rrethe 300g, mund ta zevendesoni me te njejten sasi djathi te bardhe te therrmuar) dhe, sipas deshires, edhe nje gote uji kos. Perziejini te gjitha mire me njera - dhe shtojini ne fund preshin e ftohur.


Filloni te mbushni petet. Petet mund te pergatiten vete ose blihen te gatshme. Ne dyqanet e turqve gjeni me siguri pete te gatshme. Mbushja e pergatitur, nje-dy luge gjelle, vendoset ne mes te petes. Me pas peta paloset sic tregohet ne fotot e meposhtme.



Pasi t'i keni mbushur te gjitha petet, sperkatini me gjalpe dh futini te piqen ne furren e pranxehur, ne temperaturen 220°C.

Kur byreket te kene marre nje ngjyre te arte ne te kuqerremte, hiqini nga furra dhe ... shijojini.

Ju befte mire!

Friday, March 2, 2007

Tave me patate ne krem qumeshti

Per 4 persona:

1-1.2kg patate (te tipit per t'u gatuar ne tave)
1.2L krem qumeshti
piper i zi
kripe
muskat


Patetet qerohen, lahen dhe priten ne forme rrethore, jo shume te trasha. Shtrojini ne nje tave.

Shtoni, piper te zi, kripe, muskat te sapogrire dhe kremin e qumeshtit. Mos e kurseni kremin e qumeshtit. Hidhini aq sa patatet te lagen me te mire. Futini ne furre ta paranxehur ne 220°C dhe lerini te piqen derisa te zene nje kore te bukur te kuqerremte persiper, dhe kremi te jete trashur. Kujdesuni qe here pas here t'i perzieni patatet mire qe te piqen ne menyre te njetrajtshme.

Ju befte mire!


Keshilla praktike:
1. Kjo lloj tave mudn te perdoret e shoqeruar thjesht me buke dhe nje sallate, por edhe me mish (psh. mish i shuar ne vere te kuqe) dhe me zarzavate te tjera.
2. Tava me patate mund te pergatitet edhe ndryshe. Patatet, pasi jane prere ne forme te rrumbullaket (ose forme tjeter sipas preferences) perzihen me vaj ulliri, kripe, piper te zi, sipas deshires mund t'i shtohet edhe rozmarine, dhe vihet ne furre te piqen.
3. Muskat, ose ndryshe muscade, nutmeg eshte nje fare me origjine nga Azia tropikale dhe Australia. Perdoret shpesh si erez gjate gatimit. Gjendet ne dyqane ushqimore ne forme fare apo te grire. Me e mira eshte ta blini ne forme fare dhe ta grini ne rende perpara gatimit.