Sunday, November 18, 2007

Melci te shuara me vere


Kjo lloj recete eshte shume e shpejte. Si e tille, e pershtatshme per ata qe nuk kane kohe, por duan te hane mire; por edhe per ata qe i ka marre uria e duan ta shuajne shpejt e shpejt.

Ju duhen:

melci vici (300g per dy persona)
qepe
gjalpe
vere e bardhe
majdanoz
kripe
piper i zi


Ne nje tigan, shkrini gjalpin dhe hidhni qepet e grira imet. Skuqini qepet derisa te marrin nje ngjyre te bukur te arte. Shtoni melcite dhe skuqini shpejt. Hidhni veren e bardhe (2dl) dhe perziejini mire. Kur vera te jete avulluar, shtoni kripen dhe piperin e zi Perziejini mire, lereni dhe nja 10 sekonda ne zjarr dhe hiqeni nga zjarri. Shtoni majdanozin siper dhe shperndajeni neper pjata. Sekreti i keaj recete eshte qe melcite nuk duhen lene gjate ne zjarr sepse forcohen e mezi kafshohen. Ju befte mire!

Friday, October 12, 2007

Supe me vongole

Nuk e di si i thone ne shqip vongole. Ne librat e kuzhines shqiptare takoj vetem fjalen midhje, por midhjet per mua jane nje gje tjeter. Vongole jane te perhapura ne Adriatik, por me te mirat fare kapen e perpunohen ne Venecia. Kjo recete vjen nga nje restorant venecian. Eshte e thjeshte dhe e shpejte. Per shije, provojeni vete. Nje here vongole, gjithmone vongole.





Per dy veta:

500gr vongole
hudher
nje cope e vogel ginger
2dl prosecco
uje
vaj ulliri
kripe
piper

Vongolet pastrohen me uje te bollshem te ftohte. Ato me guacke te hapur, te prishur hidhen poshte. Shtypni hudhren pasi ta keni qeruar. Gingerit i hiqet lekura dhe pritet shume imet. Ne nje ene te thelle hidhet vaji i ullirit, nxehet dhe shtohen ne te hudhra dhe ginger. Pasi jane skuqur pak shtohen vongolet dhe lihen per dy-tre minuta. Shuhen me prosecco dhe me te njejten sasi uji. Lihen te zjejne bashke per disa minuta. Vongolet hapen, te pahapurat hidhen poshte. Sperkaten me kripe dhe piper. Ju befte mire!

Wednesday, September 26, 2007

Curry i kuq tailandez

Currin thailandez (te kuq dhe jeshil) e njoha jashte Shqiperise. Por, me sa jam e informuar, kane filluar ta njohin edhe ne Shqiperi, ne restorantet aziatike apo indiane qe po fillojne te shfaqen ne Tirane. Gjyshet shqiptare te se nesermes ndoshta do ta kene neper librat e tyre kete lloj gatimi. Mbase.

Curri Thailandez eshte jashtemase i thjeshte per t'u gatuar. Te pakten kjo receta qe po sjell ketu eshte shume e thjeshte (nje me te sofistikuar do ta sjell me vone). Ju duhen ingredientet e meposhtem, te cilet gjenden ne dyqane kineze, thailandeze apo indiane.

Ne figure shikoni, misra bebusha, patlixhana thailandeze (duken si domate jeshile, nuk jane!), bamje, qepujka kineze dhe curri i kuq qe mund ta blini te gatshem.

Ju duhen gjithashtu dy kanace me qumesht arre kokosi.

Ne kuszhinen kineze, thailandeze dhe indiane ka nje rregull te arte: Asnjehere mos filloni te
gatuani pa i bere gjerat gati. Puna e pare pastroni e prisni zarzavatet qe keni menduar te gatuani. Kur cdo gje eshte gati filloni. Gatimi ka tempon e tij. Ne fillim hidhni ne vajin e lulediellit te nxehur dy luge curry. Numrin e lugeve duhet ta zgjidhni vete. Ata qe e duan shume pikante mund t'i hedhin edhe tre, ata qe nuk e duan pikante mudn t'i hedhin edhe nje. Kur curry te jete skuqur pak, hidhni nje nga nje zarzavatet. I kaurdisni pak. I shuani me qumeshtin e kokosit dhe i lini te ziejne per rreth 30 min ne zjarrte mesem.

Ju befte mire!

Keshilla praktike

1. Gatimi ne guzhinen kineze behet me nje enet te posacme qe quhet wok. Megjithate, ju mund te gatuani edhe ne nje tigan.
2. Ky lloj ushqimi shoqerohet me oriz kinez (te zjere, sigurisht)


Sunday, September 23, 2007

Shija supreme e gjerave te thjeshta

E djele. Mengjes. Qiell i paster blu. Dielli i plote dhe i ngrohte. Hap dritaren. E di. Kjo eshte nje nga ato ditet qe njeriu duhet ta jetoje me te gjitha shqisat. Mbyll syte. Degjon kengen e zogjve dhe feshferimen e gjetheve. Ndjen eren e lehte te te ledhatoje e, teksa ben keshtu, te heq gjumin, meraqet, ankthet. Fillon dhe nuhat. Eren e tokes. Te pemeve. Dhe fillon te shkosh neper mend te gjitha llojet e mundshme te shijeve per te gjetur ato qe i shkojne kesaj dite. Jo gatime kulinarike. Gatime te thjeshta qe i ngelen besnike tokes qe i prodhon. Gatime qe te bejne te ndihesh plotesisht bir i natyres.

1. Patate ne tave

Patatet qerohen, lahen, thahen, priten ne formen e deshiruar (jo shume te trasha), sperkaten me kripe, vaj ulliri, hapen ne tave, hidhet rozmarine e fresket, futen ne furren e parangrohur ne 220°C, piqen derisa te marrin nje ngjyre te arte deri ne te kuqerremte.

2. Qofte

(per 4 persona) 500 - 700gr mish i grire, 1 qepe e grire ne rende, 1 hudher e shtypur, 1 patate (e qeruar dhe pastruar) e grire ne rende, 2 veze, tule te 2 feta buke te thermuara imet (lagini paksa por kullojeni mire ujin). Perziejini mire.

Shtoni kripe, piper te zi, majdanoz, koper, menderz (mente) te gjitha te prera holle. Perziejini mire. Me mira do te ishte ta linit kete perzierje per disa ore te qete, qe shijet te fillojne dhe te shkrijne tek njera-tjetra; por behen te mira edhe kur gatuhen shpejteshpejt. Formoni me masen toptha apo peta te ciles madhesi t'ua doje qejfi. Rrotullohini ne miell dhe verini te skuqen ne nje tigan te madh me vaj ullirite nxehur mire deri sa miqi te jete pjekur tejpertej. Kombinoini me patatet.



3. Sallate me domate


Qofte me patate ndoshta do te mjaftonte, por eshte paksa e thate dhe minimaliste. Nje sallate me domate do te ishte kompensatori me i mire. Domate te pjekura, por jo qulle, pritini ne formen qe ju deshiron estetika juaj ose sipas estetikes se gjyshes. Grini nje qepe holle, shtypni nje hudher, hidhini te dyja ne nje filxhan me vaj farash kungulli (ne se nuk e keni perdorni vajin e ullirit) dhe aceto balsamico. Lerini te flene pak bashke. Para se ta hani sallaten e domateve sperkatini ato me perzierjen e filxhanit.


Per pak me shume tangerllik, pritni djathe te bardhe ne copa te vogla, zbukurojeni me feta vezesh te ziera mire dhe me koper.

Ju befte mire!


Friday, September 21, 2007

Tave kosi

... ose e vetmja gjelle me te vertete shqiptare.


Ne fillimet e mia ne Zvicer, njerezit akoma te pamesuar me emrin Shqiperi, me pyesnin se cfare kuzhine gatuanim. Une filloja, immam bajalldi ... kjo eshte turke, ma kthente miku im Andi, nje mjeshter i vertete gatimi. Byrek ... vazhdoja une ... kjo eshte turke, ma kthente Andi. E deshperuar, me gjysem zeri, i them: tave kosi! Kete s'e kam degjuar. Si gatuhet? , u be kurioz. Dhe une ja shpjegova dhe ... hurra ... ai nuk e njihte. Keshtu qe, kuptohet, kur e ftova per darke Andit i gatova tave kosi. Qe ate mbremje, tava e kosit eshte bere nje nga gjellet e tij me te preferuara, te cilen ai nuk perton t'ua gatuaje miqve te tij, miqve te miqve te tij. Dhe, ja sot, ne kete premiere te fytyres se re te kuzhines se gjyshes, perpara jush, e bukur, e shijshme, asnjehere e merzitshme, ajo, e vetmja gjelle shqiptare, e madherishmja: Tava e Kosit!

Per nje tave te shijshme kosi ju duhen:

kotoleta qingji te cilesise shume te mire
kos i pakastruar nga yndyra (une blej kos grek shume te yndyrshem)
veze
pak oriz (nje grusht)
miell
gjalpe
kripe
piper

Futeni mishin (per 4 persona rreth 1kg, kotoletat kane kocka prandaj merrni pak me shume mish se zakonisht) ne tave, sperkaten me gjalpe dhe futeni ne furre (220° C) derisa te piqet e te marre nje ngjyre te bukur te kuqerremte. Hiqeni mishin nga tava. Ne nje tenxhere hidhni gjalpe dhe kur ai te jete tretur e nxehur shtoni dy-tre luge miell. Kur mielli te kete marre ngjyre te arte shtoni lengun e mishit dhe perziejini mire. Ne se salca eshte shume e trashe shtoni pak uje. Eshte shume e rendesishme qe salca te mos kete kokrriza! Prandaj, perdorni nje mixer per te tretur miellin mire. Ne nje ene te thelle shtoni kosin (rreth 1L per 4 persona), dy veze, salcen e miellit, orizini, kripe, piper. Perziejini te gjitha shuem mire dhe shtojani mishit ne tave. Futeni taven ne furre (220° C) dhe kur te kete marre ngjyren e kuqerremte hiqeni nga zjarri. Ju befte mire!

Keshilla praktike

Suksesi i taves se kosit varet nga konsistenca. Sa me kompakte te jete tava e kosit, aq me kollaj eshte te pritet e te ruaje formen. Prandaj, kosin merreni me perqindjen mete larte te mundshme te yndyres dhe salcen e miellit beheni relativisht te trashe. Po keshtu, orizi perdoret per te ndihmuar taven e kosit te marri konsistencen e duhur.