Sunday, November 18, 2007

Fergese

Per fergese ju duhen:


qepe te fresketa
domate ose salce domateje
speca
veze
djath i bardhe
vaj ulliri
kripe
piper i zi


Te gjithe ingredientet pastrohen mire dhe priten imet.

Ne vajin e nxehte skuqen qepet dhe pastaj shtohen specat.

Kaurdisen mire deri sa specat te marrin nje kore te arte.

Shtohen domatet apo salca e domateve. Kaurdiset mire me specat. Pas disa minutash shtohet djathi i prere ne copa te vogla. Kur ingredientet te jene lidhur mire me njeri-tjetrin shtohen vezet e rrahura dhe perzihen mire .

Ju befte mire!

Sallate me speca

Kjo eshte nje nga sallatat e mia te preferuara. Eshte simboli i veres. Eshte e shijshme per gojen dhe per syrin. Dhe shume e theshte per t'u gatuar.

Sasia e specave varet nga numri i personave dhe qellimi. Ne se eshte sallate shoqeruese duhen me pak speca sesa kur sallata perdoret per te shuar urine e vetme. Specat pastrohen nga farat, ndahen pergjysem dhe shtrohen mbi leter furre mbi nje zgare furre. Futen ne furre te paranxehur ne 220°C dhe lihen deri sa cipa te marri nje ngjyre kafe te erret deri ne te zeze.



Ju hiqet lekura.

Priten ne rripa apo copa te vogla dhe shtohet vaj ulliri, kripe, piper i zi, aceto balsamico. Perzihen mire dhe lihet ne qetesi per nja nje ore, ne menyre qe te marinohet mire.



Ju befte mire!

Melci te shuara me vere


Kjo lloj recete eshte shume e shpejte. Si e tille, e pershtatshme per ata qe nuk kane kohe, por duan te hane mire; por edhe per ata qe i ka marre uria e duan ta shuajne shpejt e shpejt.

Ju duhen:

melci vici (300g per dy persona)
qepe
gjalpe
vere e bardhe
majdanoz
kripe
piper i zi


Ne nje tigan, shkrini gjalpin dhe hidhni qepet e grira imet. Skuqini qepet derisa te marrin nje ngjyre te bukur te arte. Shtoni melcite dhe skuqini shpejt. Hidhni veren e bardhe (2dl) dhe perziejini mire. Kur vera te jete avulluar, shtoni kripen dhe piperin e zi Perziejini mire, lereni dhe nja 10 sekonda ne zjarr dhe hiqeni nga zjarri. Shtoni majdanozin siper dhe shperndajeni neper pjata. Sekreti i keaj recete eshte qe melcite nuk duhen lene gjate ne zjarr sepse forcohen e mezi kafshohen. Ju befte mire!

Friday, October 12, 2007

Supe me vongole

Nuk e di si i thone ne shqip vongole. Ne librat e kuzhines shqiptare takoj vetem fjalen midhje, por midhjet per mua jane nje gje tjeter. Vongole jane te perhapura ne Adriatik, por me te mirat fare kapen e perpunohen ne Venecia. Kjo recete vjen nga nje restorant venecian. Eshte e thjeshte dhe e shpejte. Per shije, provojeni vete. Nje here vongole, gjithmone vongole.





Per dy veta:

500gr vongole
hudher
nje cope e vogel ginger
2dl prosecco
uje
vaj ulliri
kripe
piper

Vongolet pastrohen me uje te bollshem te ftohte. Ato me guacke te hapur, te prishur hidhen poshte. Shtypni hudhren pasi ta keni qeruar. Gingerit i hiqet lekura dhe pritet shume imet. Ne nje ene te thelle hidhet vaji i ullirit, nxehet dhe shtohen ne te hudhra dhe ginger. Pasi jane skuqur pak shtohen vongolet dhe lihen per dy-tre minuta. Shuhen me prosecco dhe me te njejten sasi uji. Lihen te zjejne bashke per disa minuta. Vongolet hapen, te pahapurat hidhen poshte. Sperkaten me kripe dhe piper. Ju befte mire!

Wednesday, September 26, 2007

Curry i kuq tailandez

Currin thailandez (te kuq dhe jeshil) e njoha jashte Shqiperise. Por, me sa jam e informuar, kane filluar ta njohin edhe ne Shqiperi, ne restorantet aziatike apo indiane qe po fillojne te shfaqen ne Tirane. Gjyshet shqiptare te se nesermes ndoshta do ta kene neper librat e tyre kete lloj gatimi. Mbase.

Curri Thailandez eshte jashtemase i thjeshte per t'u gatuar. Te pakten kjo receta qe po sjell ketu eshte shume e thjeshte (nje me te sofistikuar do ta sjell me vone). Ju duhen ingredientet e meposhtem, te cilet gjenden ne dyqane kineze, thailandeze apo indiane.

Ne figure shikoni, misra bebusha, patlixhana thailandeze (duken si domate jeshile, nuk jane!), bamje, qepujka kineze dhe curri i kuq qe mund ta blini te gatshem.

Ju duhen gjithashtu dy kanace me qumesht arre kokosi.

Ne kuszhinen kineze, thailandeze dhe indiane ka nje rregull te arte: Asnjehere mos filloni te
gatuani pa i bere gjerat gati. Puna e pare pastroni e prisni zarzavatet qe keni menduar te gatuani. Kur cdo gje eshte gati filloni. Gatimi ka tempon e tij. Ne fillim hidhni ne vajin e lulediellit te nxehur dy luge curry. Numrin e lugeve duhet ta zgjidhni vete. Ata qe e duan shume pikante mund t'i hedhin edhe tre, ata qe nuk e duan pikante mudn t'i hedhin edhe nje. Kur curry te jete skuqur pak, hidhni nje nga nje zarzavatet. I kaurdisni pak. I shuani me qumeshtin e kokosit dhe i lini te ziejne per rreth 30 min ne zjarrte mesem.

Ju befte mire!

Keshilla praktike

1. Gatimi ne guzhinen kineze behet me nje enet te posacme qe quhet wok. Megjithate, ju mund te gatuani edhe ne nje tigan.
2. Ky lloj ushqimi shoqerohet me oriz kinez (te zjere, sigurisht)