Monday, August 6, 2007

Turli me patlixhana nga gjysh Edrus (caponata)

Ingredientet (per 6 persona): 400gr
speca, 400gr
domate, 50gr
capperi (mund të përdorni ullinj, të zinj, të veckël dhe të kripur)
800 gr patëllxhana
1/2 gjysëm gote uthull të bardhë(por jo uthull shqipërie :P)
borzilok
majdanoz
1 lugë sheqer dhe kripë

Përgatitja

Pritini patëllxhanat në copa në formë kubesh(2-3cm) kriposini dhe lërini nja një orë që t'ju dalë hidhësia dhe lëngu.
Zjeni domatet dhe hiqjani lëkurën dhe farat dhe pritini në copa.
Pastroni dhe pritini dhe specat.
Shpëlani patëllxhanat dhe pasi ti keni kulluar mirë, hidhini për tu skuqur deri sa të marrin ngjyrë, dhe atëhere hiqini nga tigani dhe kullojani vajin (skuqje e thjeshtë).Skuqni dhe specat dhe bashkojani patëllxhanave.
Në një tigan me pak vaj, hidhni domatet e përgatitura më parë, borzilokun majdanozin dhe trazojeni deri sa 'ti thahet uji.
Atëhere shtoni dhe patëllxhanët dhe specat e skuqur dhe hidhjani dhe lugën e sheqerit.
Pas disa minutash hidhini dhe uthullën dhe lëreni deri sa të avullojë e gjitha (uthulla) me një zjarr të lartë dhe duke e trazuar vazhdimisht.
Në fund, para se ta hiqni, shtoni dhe 'caperi' ose ullinjtë.
Kriposeni sipas dëshirës(duke patur parasysh dhe kripën që kanë kaperi ose ullinjtë)
Servireni të vakët ose dhe të ftohtë.

3 comments:

akull-naja said...

Oh, ç'na kenoqet me patellxhana ket' jave!

Pershendetje te dyve! :)

tetena said...

Selfi, kjo receta e Edrusit po me nxjerr me shume leng nga goja !

nderkohe mbase mund te kishit vene nje emer me te shqiptarizuar p.sh. turli me patllixhana ?

Selfmaderadio said...

Receta e Edrus mund te quhet edhe Turli, po ajo imja jo. Ndoshta gjelle me patlixhana. Ok