Thursday, August 9, 2007

Pule me zarzavate

Ju nevojiten:

pule
qepe
speca
hudhra
karrota
ose cfare zarzavateje verore qe t'ju doje zemra.

Pastrojini zarzavatet, pritini ne copa te medha. Pastrojeni pulen dhe cajeni ne menyre te tille qe e hapurte duket si lakuriq nate (shih foton). Shtrojini zarzavatet ne tave, hidhini kripe, piper dhe vaje ulliri. Beni te njejten gje me pulen. Futeni taven ne furre te paranxehur ne 180°C dhe piqeni derisa sa pula te kete marre nje ngjyre te bukur ari. Ndajeni pulen ne thela, shoqerojeni ne pjate me zarzavate, dhe sipas deshires mund ta shoqeroni me rizoto ose thjesht me buke.



E padjegur! Prova :P
Ju befte mire!

2 comments:

eni said...

yum yumm.ato specat ma bene me sy..vetem ne Shqiperi ka nga keto:)

Selfmaderadio said...

:) Jane speca baceje dhe shijojne qe c'te te them :)