Nuk e di si i thone ne shqip vongole. Ne librat e kuzhines shqiptare takoj vetem fjalen midhje, por midhjet per mua jane nje gje tjeter. Vongole jane te perhapura ne Adriatik, por me te mirat fare kapen e perpunohen ne Venecia. Kjo recete vjen nga nje restorant venecian. Eshte e thjeshte dhe e shpejte. Per shije, provojeni vete. Nje here vongole, gjithmone vongole.
Per dy veta:
500gr vongole
hudher
nje cope e vogel ginger
2dl prosecco
uje
vaj ulliri
kripe
piper
Vongolet pastrohen me uje te bollshem te ftohte. Ato me guacke te hapur, te prishur hidhen poshte. Shtypni hudhren pasi ta keni qeruar. Gingerit i hiqet lekura dhe pritet shume imet. Ne nje ene te thelle hidhet vaji i ullirit, nxehet dhe shtohen ne te hudhra dhe ginger. Pasi jane skuqur pak shtohen vongolet dhe lihen per dy-tre minuta. Shuhen me prosecco dhe me te njejten sasi uji. Lihen te zjejne bashke per disa minuta. Vongolet hapen, te pahapurat hidhen poshte. Sperkaten me kripe dhe piper. Ju befte mire!
6 comments:
vongole ne shqip u thone : midhje!
guacka :)!
alketa
midhjet jane me te medha dhe blu ne te zeze, jane ato qe ne frengjisht quhen moules
as une nuk e di emrin ne shqip por ne anglisht quhen clams. Midhjet quhen mussels ne anglisht, dmth jane ndryshe dhe kane shije tjeter.
Vongole-ve ne Durres, me sa mbaj mend nga femijeria iu thone "Bobola". Ne plazhin e Durresit gjenden me shumice, zakonisht ne madhesine 2cm.
Anonim,
faleminderit per informacionin. Theksi tek fjala bobola; ku bie? Tek o-ja e dyte?
A gatuhen ne Durres bobolet?
Post a Comment