Friday, June 1, 2007

Byrek me presh

Byreku eshte nje nga sportet me popullore shqiptare. Byreket i gatuan gjithe Ballkani, edhe pse origjinen e ka ne Turqi. Por, byreket me te mire nuk i gjen ne Turqi, por, e ku tjeter, ne kuzhinen e gjyshes. Gjyshet jane shume krijuese dhe kane shpikur byreke me permbajtje nga me te ndryshmet: me salce domate, me spinaq, me gjize e veze, me mish pule, me laker turshi. Me poshte jepet receta e byrekut me presh, gjize dhe veze. Ka shume menyra per ta pergatitur byrekun. Gjyshja e kesaj faqeje preferon ate trekendeshen, per arsye estetike dhe per arsye strategjike: nuk ka femije te madh apo te vogel, sado i llastuar qe te jete, qe i reziston!

Preshin (4-5 cope), pasi ta pastroni, priteni ne rrathe te holle. Ne nje tigan te thelle hidhni pak gjalpe dhe vereni ne zjarr te mesem. Shtoni preshin dhe kaurdiseni derisa te zbutet mire. Shtojini pak qumesht. Kur qumeshti te jete pire nga preshi, hiqeni tiganin nga zjarri dhe lereni te ftohet.

Ne nje ene te thelle hidhen dy veze, gjize (rrethe 300g, mund ta zevendesoni me te njejten sasi djathi te bardhe te therrmuar) dhe, sipas deshires, edhe nje gote uji kos. Perziejini te gjitha mire me njera - dhe shtojini ne fund preshin e ftohur.


Filloni te mbushni petet. Petet mund te pergatiten vete ose blihen te gatshme. Ne dyqanet e turqve gjeni me siguri pete te gatshme. Mbushja e pergatitur, nje-dy luge gjelle, vendoset ne mes te petes. Me pas peta paloset sic tregohet ne fotot e meposhtme.



Pasi t'i keni mbushur te gjitha petet, sperkatini me gjalpe dh futini te piqen ne furren e pranxehur, ne temperaturen 220°C.

Kur byreket te kene marre nje ngjyre te arte ne te kuqerremte, hiqini nga furra dhe ... shijojini.

Ju befte mire!

Friday, March 2, 2007

Tave me patate ne krem qumeshti

Per 4 persona:

1-1.2kg patate (te tipit per t'u gatuar ne tave)
1.2L krem qumeshti
piper i zi
kripe
muskat


Patetet qerohen, lahen dhe priten ne forme rrethore, jo shume te trasha. Shtrojini ne nje tave.

Shtoni, piper te zi, kripe, muskat te sapogrire dhe kremin e qumeshtit. Mos e kurseni kremin e qumeshtit. Hidhini aq sa patatet te lagen me te mire. Futini ne furre ta paranxehur ne 220°C dhe lerini te piqen derisa te zene nje kore te bukur te kuqerremte persiper, dhe kremi te jete trashur. Kujdesuni qe here pas here t'i perzieni patatet mire qe te piqen ne menyre te njetrajtshme.

Ju befte mire!


Keshilla praktike:
1. Kjo lloj tave mudn te perdoret e shoqeruar thjesht me buke dhe nje sallate, por edhe me mish (psh. mish i shuar ne vere te kuqe) dhe me zarzavate te tjera.
2. Tava me patate mund te pergatitet edhe ndryshe. Patatet, pasi jane prere ne forme te rrumbullaket (ose forme tjeter sipas preferences) perzihen me vaj ulliri, kripe, piper te zi, sipas deshires mund t'i shtohet edhe rozmarine, dhe vihet ne furre te piqen.
3. Muskat, ose ndryshe muscade, nutmeg eshte nje fare me origjine nga Azia tropikale dhe Australia. Perdoret shpesh si erez gjate gatimit. Gjendet ne dyqane ushqimore ne forme fare apo te grire. Me e mira eshte ta blini ne forme fare dhe ta grini ne rende perpara gatimit.

Tuesday, February 27, 2007

Mish i shuar me vere te kuqe

Kjo eshte nje recete qe zakonisht shoqerohet me nje recete tjeter. Me nje fjale, kur behet mishi i shuar me vere ai behet per t'u shoqeruar ose me patate te furres, ose me pure patate ose me makarona. Por ka edhe mundesira te tjera, keto jane keto qe m'u kujtuan tani. Per receten e treguar ne foto kam perdorur:

1kg mish vici i prere ne copa te vogla
1 kokerr qepe
1 karote
1 rrenje selinoje
2-3 thelbinj hudhre
1 luge miell
vere te kuqe gatimi
vaj ulliri
kripe
ereza (majdanoz)
Nje tenxhere me parete te trasha



Mishi ndahet ne porcione te vogla dhe skuqet ne vajin e paranxehur. E rendesishme: skuqja duhet te behet ne temperatura te larta. Pasi te kete marre ngjyre te kafenjte dhe nje korre te kuqerremte nga te gjitha anet, largojini porcionet dhe vendosini ne nje pjate menjane. Vazhdoni me porcionin tjeter te mishit. Keshtu me radhe deri sa te mbarohet i gjithe mishi.

Pasi te jete skuqur i gjithe mishi, hidheni perseri ne tenxheren me ene te trasha ku u be skuqja dhe sperkatini me miell te situr. Perziejini mire dhe shuajeni me vere te kuqe. Lereni mishin ta pije veren per disa minuta.

Pastaj shtojini edhe zarzavatet e pastruara dhe prere ne copa te vogla paraprakisht. Shtojini uje, uleni zjarrin ne te avashem dhe verini kapakun. Lereni keshtu per te pakten 1 ore.



Pas nje ore provojeni mishin nese eshte bere gati. Nese po shtojini kripen dhe erezat dhe lereni edhe nje 10 minutesh tjeter perpara se ta hiqni nga zjarri.
Ju befte mire!

Keshilla praktike:
1. Eshte e rendesishme te perdorni mish te cilesise se mire per kete recete. Mish i mire eshte ai qe nuk nxjerr leng gjate skuqjes.
2. Nje moment i rendesishem eshte edhe temperatura e mishit. Ne se mishin e keni mbajtur ne frigorifer, lejojini te marre se pari temperaturen e dhomes perpara se ta skuqni. Keshtu mishi e ruan lengun me mire.




Monday, February 26, 2007

Sallate dimri

Per sallatat e dimrit mund te perdoren sallata te sezonit te dimrit apo lloje te ndryshme lakrash si dhe karotat.

Priteni sallaten apo lakren ne fije te holla

Grini karoten

Pergatisni salcen e sallates ne kete menyre. Vaj ulliri aq sa te arrije per sallaten, aceto balsamico di Modena 1/2 e sasise se vajit te ullirit.

Shtojini salces senf (nje e shtypur tubi) dhe dy thelbinj hudhre te shtypur. Kripe dhe piper te zi.

Perzijini ingredientet mire dhe hidhjani sallates siper. Kujdes! Per ata qe nuk e durojne hudhren mund ta lini jashte recetes. Perndryshe, sasite e ingredienteve mund t'i provoni per te gjetur masen e tyre te sakte sipas shijes suaj. Perzierja e rekomanduar me siper eshte relativisht e shijes se forte.

Ju befte mire!

Sunday, February 25, 2007

Risotto (rizoto)

Per 4 veta:

2 gota uji risotto
vere te bardhe
1 qepe
djathe parmigiano (parmesan)
vaj ulliri
bujon (rreth 2l)


Qepe, risotto, vere e bardhe dhe extract bimesh per bujon

Hidhni rreth 2l uje ne nje tenxhere dhe shtoni ne te ekstraktin e bimeve. Kur te kete marre nje vale, hiqeni dhe lereni menjane. Por mos e lini per nje kohe shume te gjate, sepse bujoni nevojitet te jete i nxehte!

Ne nje tenxhere apo tigan te thelle, nxeheni vajin e ullirit duke e kalibriruar pjaten e sobes ne temperaturen me te larte. Kur vaji te jete nxehur shtoni qepen e grire holle dhe kaurdiseni shpejt deri sa te marri nje ngjyre te verdhe ne te arte.

Shtoni risotton, ulni temperaturen e sobes qe te jape zjarr te avashem dhe perziejeni orizin mire me vajin dhe qepen per disa minuta.

Shuajeni me vere te bardhe dhe lereni te zieje ne zjarr te avashem derisa te avullohet vera.

Shtoni nga nje garushde me bujon te nxehte ne tigan dhe pa pritur qe ta pije orizi te terin, shtoni nje garuzhde tjeter. Bejeni kete pune deri sa orizi te behet i ngrenshem. Zjarrin mbajeni te avashem dhe mos e lini orizin te thahet.


Ne nje pjate grini parmesanin, diku rreth dy grushta plot, dhe ja shtoni risottos ne fund fare, kur te jete bere gati per te ngrene.

Ju befte mire!

Keshilla praktike:

1. Risotto eshte nje lloj orizi special qe, ne ndryshim nga orizi yne ne shqiperi, mban uje dhe, si rrjedhim, nuk thahet.
2. Risottoja shijon me mire ne se nuk lihet te thahet shume. Hidheni djathin para se uji te avulloje plotesisht.
3. Risottoja kombinohet shume mire me fasulet.