Friday, February 16, 2007

Karkaleca deti ne krem qumeshti

Per dy veta:

250 g karkaleca deti te pastruar
2,5 dl krem qumeshti (panna, sanne)
2 dl vere e bardhe (gatimi)
dy thelbinj hudhre te shtypur
1 luge gjalpe gatimi
kripe
majdanoz


Karkalecat skuqen ne gjalpe se bashku me hudhrat e shtypura.

Shuhen me veren e bardhe.

Shtohet kremi i qumeshtit dhe lihen ne zjarr te avashem derisa kremi te trashet paksa. Shtohet kripe dhe majdanoz. Ju befte mire!

Keshilla praktike:

Karkalecat mund te hahen ne kete forme te shoqeruar me buke. Por, mund te kombinohen me patate ose me pilaf, plus zarzavate.

10 comments:

e.T said...

Rrofsh o gjyshe :)

eni said...

ç'a rrofsh se:)

eni said...
This comment has been removed by the author.
shqipo said...

ca eshte kjo masa dl?

metode Shqiptare eshte kjo? se e bejne edhe taljont

Selfmaderadio said...

Shqipo,
dl eshte deciliter. 1L (iter)=10dl. I paaskerke harruar fare masat qe kemi mesuar ne shkolle.
Sa per gjyshen. Une, ashtu sic e shkruan edhe Tena, dua te sjell ketu kuzhinen shqiptare, sic e gatuan mamaja ime, gjyshja ime dhe sic e kam modifikuar edhe vete. Te gjitha recetat qe do vijne ketu jane ato qe une i kam provuar vete (dhe i fotografoj gjate berjes). Por une jam nje gjyshe moderne dhe, si rrjedhim do ta hap pak spektrin e menyve nga perendimi dhe nga lindja. Karkalecat ne krem qumeshti jane nje improvizim i imi. Kam ngrene dicka te ngjashmene nje restorant francez ne Sosua, Republika domenikane. Aq me pelqeu sa fillova te gjeja me gjuhe ingredientet me te cilet ishte bere. Kur u ktheva ne shtepi fillova te provoja ingredientet qe kisha gjetur dhe keshtu lindi kjo recete qe paraqita ketu. Ne nje fare menyre eshte nje recete franceze-shqiptare-karabike. OSe, shqiptare-franceze-Karabike ose si ta deshironi ju kombinimin.

e.T said...

O gjyshe u bon tre dit.... me nji pjat karkaleca :)

Selfmaderadio said...

e.T,

jam me pushime dhe kam harruar lidhesin e aparatit fotografik me komputerin ne shtepi. Kur te kthehem behu gati se do te te shendosh :) Ki besim tek gjyshet, jane te vetmet qe nuk genjejne :)

shqipo said...

oooo i joti qeka ky blogu selfmaderadio? bukur! :)

lene lene se u turperova fare e? i kam harru masat evropjane kaq shpejt? :(((

e.T said...

Mir o gjyshe mire :)
PS:duhet me u k'noq me topthat e Enit sot :)

Adela&Radu said...

Une gatuaj dicka te ngjashme me karkalecat e detit por me qumesht arre kokosi dhe ka nje arome teper te kendshme.