Tuesday, February 13, 2007

Supe me miell dhe mish pule

Per 4 veta:


4 krahe pule
2 luge gjelle miell
1L uje
2 luge gjelle gjalpe
2 thelbinj hudhre
kripe
piper
majdanoz
1 kokerr limon



Krahet e pules skuqen mire ne nje tenxhere te thelle me 1 luge gjelle gjalp, ne nxehtesi mesatare, derisa mishi brenda te mos jete me i kuq dhe perjashta te kete zene nje kore me ngjyre te verdhe ne te kuqerremte. Para se mishi te hiqet nga zjarri sperkatet me kripe.




Pasi hiqet mishi nga zjarri, ne yndyren e tij shtohet mielli, hudhrat e shtypura dhe pjesa e ngelur e gjalpit, dhe kaurdisen derisa mielli dhe hudhrat te marrin ngjyre te verdhe.






Shtohet uji dhe perziehet me miellin e kaurdisur. Zakonisht gjate kesaj procedure formohen shume kokrra mielli te cilat ne fund duhet te jene tretur plotesisht. Per ta pershpejtuar kete proces, mund te perdoret nje mixer. Pasi mielli te jete tretur ne menyre te njetrajtshme lihet ne zjarr mesatar per rreth 10-15 minuta te tjera. Gjate kesaj kohe supa merr shijen e mishit dhe te hudhres dhe trashet paksa. Nese supa trashet shume shtojini pak uje. Ne fund, supes i shtohen kripe dhe piper i zi, shperndahet e nxehte neper pjata supe, zbukurohet me majdanoz, sipas deshires, i shtohet gjalp i skuqur dhe limon, si edhe copat e mishit.

Keshilla praktike:
1. Majdanozi, limoni, gjalpi i skuqur shtohen sipas deshires. Edhe pa to supa eshte shume e shijshme.
2. Ne vend te kraheve te pules mund te perdoren edhe kofshet, kercinjte, apo gjoksi i prere ne copa te vogla.
3. Eshte e rendesishme qe pula te skuqet me zjarr jo shume te nxehte sepse ne kete menyre nxehtesia deperton mishin shume mire dhe ul rrezikun e te semurit nga salmonela.
4. Eshte e keshillueshme te perdoret gjalpi i gatimit, por ne mungese te tij mund te perdoret edhe gjalpit i bukes.

3 comments:

eni said...

mm urime per blogun e ri..duket shume provokues ....do ta shtoj sakaq ne liste..
shendet,Eni
Yummania/Albtranslator

Selfmade Radio said...

Pershendetje Eni,

kuzhina e gjyshes eshte nje iniciative e bllogjeve Selfmade radio dhe Parisit nje dashuri. Eshte akoma ne fillim dhe duhet perpunuar prape per t'u bere me funksional. Megjithate, ky eshte nje bllog i hapur, ne kuptimin qe te gjithe mund te shtojne nje recete, mjafton qe ajo te jete e gjyshes :), me nje fjale recete shtepie shqiptare (ato modernet jane gjithashtu te pranueshme). Shendet, Selfi

ELAIS said...

Pergezime per blogun :)
Ne shtepine time kesaj supe i thoshim frikasse (me duket se fjala/supa ka orgjine franceze.