Friday, June 15, 2007

Dy Salca Makaronash

Makaronat, sic i njohim ne shqip, bejne pjese tek ato gjerat qe ose i do ose nuk do t'i shohesh me sy (njoh dike qe po t'i thuash "makarona" i iken uria ne sekonde). Gjithashtu, makaronat bejne pjese ne llojin e gjerave qe perdoren gati ne te gjithe boten. Ku me shume e ku me pak. Vendin e pare per sasine e konsumimit e mban Italia, te dytin Zvicra. Atje, ne Itali (por edhe ne Zvicer e perreth), nuk i quajne thjesht makarona sepse, me qe italianet kane qelluar shume te ngeshem, kane shpikur edhe nja njeqind lloje te tilla, me apo pa ngjyra. Per t'i mbajtur mend emrat e tyre te duhet nje manual. Makaronat jane shume te dashura per nje pjese te madhe te popullsise sepse jane te lira, te mira dhe gatuhen shume shpejt. Sidomos per studentet makaronat jane lende e pare ushqimi. Por nuk ka vetem njeqind lloje makaronash. Ka, te pakten, po kaq lloje salcash qe bejne te mundur qe makaronat te mos na shpifen por te na duket se po hame cdo here nje gje te re. Dikur, kur gjyshja ishte studente dhe jetonte me ca fecka te tjera po studente, kishin nje rregull: ne shtepi nuk duhet te mungonin asnjehere ingredientet per nje salce te shpejte makaronash dhe makaronat. Vjen njera vone nga biblioteka, tak i fut nje pjate me makarona dhe salce domatesh dhe bota duket prape me ngjyra. Sot gjyshja do ju tregoje receten e nje salce te kuqe dhe te nje salce jeshile.

1. Salce me domate dhe ullinj

Me pak fjale: Pergatiteni salcen e domates ashtu si per fasulet, por 10 minuta para heqjes nga zjarri shtojini ullinj te prera ne copa te vogla.


Pasi t'ja keni hedhur makaronave salcen, shtojini parmesan te grire. Ju befte mire!


2. Salce Pesto

2 filxhane caji borzilok (bazilikum)
2
filxhane caji vaj ulliri
2 domate
120gr fara pishe
kripe
piper
sipas deshires: 1 peperoncini (spec i vogel djeges)


Domateve hiquani lekuren dhe farat.

Futini domatet e pastruara si me siper, borzilokun, farat e pishave dhe vajin e ullirit ne nje te thelle dhe shtypini me nje mixer derisa te behet nje mase homogjene. Shtojini dy luge nga uji i makaronave dhe salca eshte gati. Mos harroni t'i shtoni djath te grire para se ta hani.

Ju befte mire!

3 comments:

eni said...

mm yummy..na kenaqe me ato bemat e kohes studentore:)edhe une para disa ditesh pata pergatitur makarona me salce pesto qe vdes , e kam ne draft mbase e nxjerr pas ca ditesh..

tetena said...

Selfi, mbase duhet vene nje lidhje tek salca e grosheve per receten e pare. Kete te dyten duhet ta provoj se ajo e blera ne dyqan nuk eshte fare e mire. E kuptove qe jam makaronaxhije, bile vdisja edhe per makaronat e durresit(qe ngjiteshin) sidomos me gjalp (gjalpin me tallon).

Selfmaderadio said...

Flmnderit Tena per sygjerimin. Do e bej menjehere.