Friday, June 1, 2007

Byrek me presh

Byreku eshte nje nga sportet me popullore shqiptare. Byreket i gatuan gjithe Ballkani, edhe pse origjinen e ka ne Turqi. Por, byreket me te mire nuk i gjen ne Turqi, por, e ku tjeter, ne kuzhinen e gjyshes. Gjyshet jane shume krijuese dhe kane shpikur byreke me permbajtje nga me te ndryshmet: me salce domate, me spinaq, me gjize e veze, me mish pule, me laker turshi. Me poshte jepet receta e byrekut me presh, gjize dhe veze. Ka shume menyra per ta pergatitur byrekun. Gjyshja e kesaj faqeje preferon ate trekendeshen, per arsye estetike dhe per arsye strategjike: nuk ka femije te madh apo te vogel, sado i llastuar qe te jete, qe i reziston!

Preshin (4-5 cope), pasi ta pastroni, priteni ne rrathe te holle. Ne nje tigan te thelle hidhni pak gjalpe dhe vereni ne zjarr te mesem. Shtoni preshin dhe kaurdiseni derisa te zbutet mire. Shtojini pak qumesht. Kur qumeshti te jete pire nga preshi, hiqeni tiganin nga zjarri dhe lereni te ftohet.

Ne nje ene te thelle hidhen dy veze, gjize (rrethe 300g, mund ta zevendesoni me te njejten sasi djathi te bardhe te therrmuar) dhe, sipas deshires, edhe nje gote uji kos. Perziejini te gjitha mire me njera - dhe shtojini ne fund preshin e ftohur.


Filloni te mbushni petet. Petet mund te pergatiten vete ose blihen te gatshme. Ne dyqanet e turqve gjeni me siguri pete te gatshme. Mbushja e pergatitur, nje-dy luge gjelle, vendoset ne mes te petes. Me pas peta paloset sic tregohet ne fotot e meposhtme.



Pasi t'i keni mbushur te gjitha petet, sperkatini me gjalpe dh futini te piqen ne furren e pranxehur, ne temperaturen 220°C.

Kur byreket te kene marre nje ngjyre te arte ne te kuqerremte, hiqini nga furra dhe ... shijojini.

Ju befte mire!

9 comments:

ELAIS said...

Me nxorre mallin :)
Zakonisht e bej byrekun me spinaq ose me qepe dhe domate po si byreku me presh nuk ka.

U pa puna neser do bej byrek :)))))

eni said...

offdouekt shume e kendshme..mire se na erdhe:)

tetena said...

dhe sikur te ve nje bast qe petat jane te bera vete ? Bravo ti dhe na nxore leng nga goja.

Selfmaderadio said...

Mooos e ver bastin! I kam te blera, te Turqit. Nuk e kam gjetur akoma miellin e pershtatshem. C'nuk kam provuar, por me dalin te gjitha kerpace. ;)

akull-naja said...

Selfmaderadio,
receta interesante, komente akoma me interesante! Byreku eshte nje nga sportet me popullore ne Shqiperi.
Akoma po qesh... :)

angela said...

te byreku po doja me dit une se qa pete perdoret rrumbullak katrore apo qfar se nuk po di me ja gjet formen me e trekendeshit.faleminderit.

akll said...

gjyshe,
dhe mua më dilte kërpaçe peta e byrekut dhe mendoja se e kishte fajin mielli. në fakt e ka fajin shpejtësia e tëhollimit më duket, sepse ime më e gatoi me të njëjtin miell migrosi (farine fleur) dhe i doli si në mëmëdhe.

Më pas iu futa kërkimit në youtube dhe gjeta një mënyrë tjetër për të bërë petën vetë. Veçse është më e përshtatshme për kollpite. Kjo këtu duket mirë. http://www.youtube.com/watch?v=VZKCzxLU7gM
Vaj dynjaja, por doli shumë i mirë.

shëndet o goca!

Anonymous said...

un sapo e bera dhe me doli shum shum e shishme

Anonymous said...

A bon me na kallxu qysh me maru pite me lakna?