Risotto me fenkel, lule laker dhe speck
Jeni ne nje gjendje te papercaktuar. Thoni tere kohes se c'me hahet. Se c'me hahet, por nuk ja vini dot gishtin. Ose jeni ne situaten tjeter, jeni ndare jo mire nga gjysma juaj me e mire. Doni t'i jepni te kuptoje qe e shkuara eshte e kaluar. Por si ta beni kete ne menyre elegante? Futeni njehere koken tek kuzhina e gjyshes dhe hidhini nje sy kesaj fotografise. Te leshoi goja leng? E mendon si nje ftese pajtimi te mundshme? Atehere, mos perto dhe futju punes, sepse eshte jo vetem e lehte per ta gatuar. Eshte gjithashtu ekonomike. Eshte edhe origjinale (mendo nje kombinim si rrenje fenkeli dhe lulelaker). E mbi te gjitha : Eshte e shijshme.
Per ta gatuar ju duhen te gjitha ingredientet qe keni perdorur tek risotto, plus fenkel (funnel, lexo me poshte), lulelaker, speca te kuq djeges, majdanoz dhe speck. Procedura eshte gjithashtu e njejte, me keto ndryshime. Lulelakren laheni dhe ndaheni ne luleza. Hidhini te ziejne me bujonin. Po keshtu, priteni rrenjen e fenkel ne copa te vogla pasi ta keni pastruar nga gjethet, dhe hidheni te zieje ne bujon. Si fenkel ashtu edhe lulelakra i shtohen risottos me bujonin, pasi te jene zjere per rreth 10 minuta. Ne nje tigan skuqni speckun deri sa t'i jete shkrire dhjami. Vegjetarianet mund ta zevendesojne speckun me buke te thermuar dhe te skuqur. Kur risotto te jete bere gatindajeni neper pjata dhe shtojini majdanoz te grire holle, spec te kuq djeges te pastruar nga fara dhe te prere ne shirita te holle (mos harroni te lani duart para se te ferkoni syte) dhe speck te skuqur. Ju befte mire!
Kjo bima ketu, qe ne Shqipei me rezulton e papare, quhet fenkel ne boten gjermane, funnel ne ate angleze. Kundermon dhe i ka gjethet si bima e uzos. Fenkelit i hahet rrenja. Mund te hahet e pagatuar ne sallate, si kontorno (e zjere apo e pjekur) neper meny te ndryshme, apo si ingredient.
11 comments:
eshte rrenja e koper - koprit. Une e kam shume qejf ne sallate te gjalle me nje salce kos me kripe dhe me vaj ulliri.
dhe nuk me reagova mbi sojen qe gjeta tek artikulli tj ?
Tena,
nuk eshte koper. Gjethet jane shume te ngjashme me te koprit.
Sa per sojen nuk jam e sigurt. Jam akoma duke kerkuar. Soja a nuk eshte nje lloj bathe?
e dashur duket e kendshme shume.ne shqip fenkel eshte finok..kam folur per te tek yummania...pershendetje nga plazhi:)
Rrofsh Eni, dhe shijoje plazhin edhe per mua. Jam perpara kompit me tre pulovra njerimbitjetrin. Temp eshte 10 grade. U plevitosem :)
do te doja ate freskun tat Selfi..neve plasem dhe ne plazh:(
Fenchel eshte koper ose ne dialekt maraq, eshte shume i shendetshem sidomos per femijet e vegjel kur kane probleme me gazrat ose me stomakun. me eshte dashur te lexoj shume rreth "fenchel" dhe ne fillim nuk e dija sesi quhej ne shqip. kur me ne fund ne nje dite pazari ne Tirane nje nga ato gjyshet tipike shqiptare me shami ne koke rrinte ulur ne cep te rruges e shiste ereza, burri im "gjerman" e pa qe njera nga tufezat ishte "fenchel" per te cilin ishim lodhur aq shume per ta shpjeguar.
keshtu e pyes shitesen sesi quheshe kjo erez - pergjigja ishte "KOPER"
byreku me pras eshte nje recete super a mund te me dergoni receten e tiramisus ju lutem faleminderit
jam shume e interesuar te di receten e embelsires"trelece"ju lutem a ka mundesi te ma thoni?
Ne shqip quhet finok, ka shume ngjashmeri me kopren, por nuk eshte koper, edhe eren e ka te ndryshme nga kopra. Me sa di une ne Shqiperi jo se nuk njihet, por nuk kane pasur shume deshire ta perdorin, mbase per shkak te eres se rende qe kane deget e bimes. Ne kopesht e kemi pasur bashke me zarzavate te tjera e pikerisht per shkak te eres une nuk e doja, ama kur e provon ne gjelle ... yammi :)))
Post a Comment