Kjo lloj recete eshte shume e shpejte. Si e tille, e pershtatshme per ata qe nuk kane kohe, por duan te hane mire; por edhe per ata qe i ka marre uria e duan ta shuajne shpejt e shpejt.
Ju duhen:
melci vici (300g per dy persona)
qepe
gjalpe
vere e bardhe
majdanoz
kripe
piper i zi
Ne nje tigan, shkrini gjalpin dhe hidhni qepet e grira imet. Skuqini qepet derisa te marrin nje ngjyre te bukur te arte. Shtoni melcite dhe skuqini shpejt. Hidhni veren e bardhe (2dl) dhe perziejini mire. Kur vera te jete avulluar, shtoni kripen dhe piperin e zi Perziejini mire, lereni dhe nja 10 sekonda ne zjarr dhe hiqeni nga zjarri. Shtoni majdanozin siper dhe shperndajeni neper pjata. Sekreti i keaj recete eshte qe melcite nuk duhen lene gjate ne zjarr sepse forcohen e mezi kafshohen. Ju befte mire!
8 comments:
nuk para i kam qejf melçite por mesa duken ketu , sikur po ma prish mendjen;)
me cfare mund ta zevendesoj veren ne kete recete?
shampanje :D
po pate uthull te mire te bardhe, mund t'i hedhesh pak. Por, perndryshe mund ta lesh edhe pa gje.
A mund te fergohet lehte melcia, apo eshte e domozdoshme te skuqen mire si per shembull mishin e pules?
dhe, sapo gatova karkaleca deti me pershkrimin tend. Krem-qumeshti si quhet ne anglisht? Une perdora nje fare double-cream!?
Faleminderit Gjyshe.
Lake,
melcia duhet skur shume shkurt, po ta skuqesh si pula behet shume e forte e mezi kafshohet.
Krem-qumesht perkthehet ne anglisht skim cream.
Ndoshta ai double kremi qe ke marre ti nuk eshte keq, vetem holloje 1:1 me qumesht. Gjithe te mirat, gjyshja
do te doja te dija receten e "treleces"nqs ka mundesi.
cfare eshte raclette??
po melcite ne tave dheu me gjize si behen .keni ndonje recete
Post a Comment