Sunday, February 25, 2007

Risotto (rizoto)

Per 4 veta:

2 gota uji risotto
vere te bardhe
1 qepe
djathe parmigiano (parmesan)
vaj ulliri
bujon (rreth 2l)


Qepe, risotto, vere e bardhe dhe extract bimesh per bujon

Hidhni rreth 2l uje ne nje tenxhere dhe shtoni ne te ekstraktin e bimeve. Kur te kete marre nje vale, hiqeni dhe lereni menjane. Por mos e lini per nje kohe shume te gjate, sepse bujoni nevojitet te jete i nxehte!

Ne nje tenxhere apo tigan te thelle, nxeheni vajin e ullirit duke e kalibriruar pjaten e sobes ne temperaturen me te larte. Kur vaji te jete nxehur shtoni qepen e grire holle dhe kaurdiseni shpejt deri sa te marri nje ngjyre te verdhe ne te arte.

Shtoni risotton, ulni temperaturen e sobes qe te jape zjarr te avashem dhe perziejeni orizin mire me vajin dhe qepen per disa minuta.

Shuajeni me vere te bardhe dhe lereni te zieje ne zjarr te avashem derisa te avullohet vera.

Shtoni nga nje garushde me bujon te nxehte ne tigan dhe pa pritur qe ta pije orizi te terin, shtoni nje garuzhde tjeter. Bejeni kete pune deri sa orizi te behet i ngrenshem. Zjarrin mbajeni te avashem dhe mos e lini orizin te thahet.


Ne nje pjate grini parmesanin, diku rreth dy grushta plot, dhe ja shtoni risottos ne fund fare, kur te jete bere gati per te ngrene.

Ju befte mire!

Keshilla praktike:

1. Risotto eshte nje lloj orizi special qe, ne ndryshim nga orizi yne ne shqiperi, mban uje dhe, si rrjedhim, nuk thahet.
2. Risottoja shijon me mire ne se nuk lihet te thahet shume. Hidheni djathin para se uji te avulloje plotesisht.
3. Risottoja kombinohet shume mire me fasulet.

4 comments:

tetena said...

Une bej nje risoto, ala shqiptarçe, nje çik ndryshe.
Pjesa e pare merre tek masat e fasuleve (nje qepe dhe nje kuti me domate), dhe hedh nje gote te madhe oriz (kokerr rrumbullaket). E le te piqet nje çik orizi me salcen dhe pastaj hedh dyfishin e volumit te orizit, me uje dhe e le te zjeje me zjarr te avashet. Kur serviret, mund t'i hedhesh djath.

Nuk e di nese mund te quhet recete tjeter. Po deshe provoje. Ne mos gaboj ne e quanim pilaf me domate.

Selfmaderadio said...

Tena,

e kam lene per nje recete tjeter :))

eni said...

tamam per mua qenka..

Anonymous said...

kujdes qepa duhet te zverdhet jo te digjet,ne fund hidhet gjalpi i patretur feta feta si dhe parmiggiano igrire.